E premte, 13 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

“Lufta e re” SHBA-Kinë/ Trump paralajmëron mbylljen e konsullatave kineze

Marrdhëniet SHBA-Kinë gjenden në një pikë kritike dhe vijojnë të tensionohen qëkurëse ka nisur pandemia e koronavirusit. Një luftë e re e ftohtë që po pasohet edhe me shkëputje të raporteve diplomatike.

Një ditë më parë, Uashingtoni mbylli konsullatën kineze në Hjuston ndërsa Pekini u kundërpërgjigj menjëherë duke mbyllur konsullatën amerikane në Chengdu.

Reklamë

Pas këtij veprimi, Shtëpia e Bardhë i bëri thirrje Kinës të mos angazhohet në veprime “hakmarrëse” ndërsa presidenti Donald Trump ka lënë të kuptohet se do të mbyllen konsullata të tjera kineze në Shtetet e Bashkuara.

Sipas analistëve, këto zhvilime mund të pasohen me  shkëputj ndërmjet ekonomisë amerikane dhe asaj kineze. Nëse tensionet përshkallëzohen, “kapitali mund të largohet nga Hong Kongu dhe Kina. Për më tepër, tregtia globale do të ndikohet shumë.

Nëse Shtetet e Bashkuara ndërpresin lidhjet me Kinën, pakti i tyre tregtar i fazës së parë do të shfuqizohet, çka do të de-stabilizojë dinamikën botërore të tregtisë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë