E premte, 25 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Luan Rama publikon videon: Vlora përmbytet, Kryeministri krihet

Nënkryetari i LSI-së, Luan Rama ka publikuar në “Facebook” një video nga qyteti i Vlorës ku shihen rrugët e përmbytyra pas reshjeve intensive.

Krahas pamjeve, Rama shkruan se kjo është një dëshmi se qindra milionë euro janë vjedhur.

“Fakte në vend të fjalëve: VLORA PËRMBYTET, KRYEMINISTRI KRIHET…Sot Vlora ka ndierë më shumë se kurrë se çdo të thotë investime për të vjedhur. I gjithë qyteti është përmbytur nga ujërat që prej rreshjeve të shiut kanë vërshuar nga të gjitha anët, dëshmia më e qartë se qindra milionë euro kanë shërbyer për të mbushur xhepat e çibanëve të korrupsionit që Kryeministri i ka ndërsyer Vlorës, dhe jo për të realizuar shërbimet për të cilat kanë nevojë qytetarët. Pamjet nuk kanë nevojë për koment. Vlora përmbytet, Kryeminstri krihet..”

https://www.facebook.com/100016753425961/videos/832526653982441

Vazhdo të lexosh

Reklamë