E hënë, 16 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Lu në Real Story: I skandalizuar nga policia dhe drejtësia, për rastet Balili, Berisha dhe Shullazi

Gjatë rrëfimit të tij në emisionit Real Story Donald Lu përsëriti qëndrimet e tij kritike ndaj policisë dhe sistemit gjyqësor, për menyrën se si kanë vepriuar me eksponenëtt gjyqësor dhe krimit në Shqipëri.

 

Unë, për vete, jam i skandalizuar që dy vjet e gjysmë pasi qeveria greke nxori urdhër-arrestin, ende nuk e kemi kapur Klement Balilin. Jam i skandalizuar që Lul Berisha lirohet herët nga burgu dhe që mund të ecë i lirë nëpër rrugët e Durrësit. Dhe jam i skandalizuar që këtë javë që keni gjyqin e Shullazit, ku Shullazi vetë ka kërcënuar gjykatës dhe prokurorë, aq sa prokurorët as nuk shkojnë në gjyq.  Si ka mundësi që ky vend të ecë përpara kur ndodhin këto gjëra? E di që Fatmir Xhafaj dhe Arta Marku dhe Ardi Veliu do të gjykohen mbi faktin nëse do të jenë të aftë t’i vënë këta kriminelë pas hekurave.

 

Reklamë

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë