LSI e ka cilësuar gjyqin ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri si një farsë.

 

Në një deklaratë për mediat nënkryetarja e LSI, Erisa Xhixho deklaroi me ironi se shefi vogël I shpëtoi burgut por formalisht u shpall fajtor me qëllim që të shëptonte shefi I madh.

 

Sipas Xhixhos pandëshkueshmëria vijon të jetë një sëmundje e pa shërueshme e institucioneve të zbatimit të ligjit.

 

“Pandëshkueshmëria vazhdon të jetë sëmundje e pa shërueshme e institucioneve të zbatimit të ligjit. Megjithëse partnerët tanë ndërkombëtarë vazhdojnë të na bëjnë presion që kjo dukuri që stimulon krimin dhe korrupsionin të marrë fund. Mirëpo, si mos mospërfillje ndaj detyrimeve që Shqipëria duhet të përmbushë edhe në kuadër të integrimit europian, pandëshkueshmëria u dëshmua në mënyrë më flagrante me farsën gjyqësore ndaj ish-ministrit Saimir Tahiri, i cili u dënua për “Shpërdorim detyre”, si dëshmi e shpërdorimit prej shefit të madh, i cili natyrisht pasi e përdori viktimën e vet për të kanabizuar vendin , e dënoi viktimen e vet vetëm për “Shpërdorim detyre”. Por nuk është vetëm pandëshkueshmëria sëmundje e pashërueshme e institucioneve të zbatimit të ligjit ne Shqiperi, por edhe standardi i dyfishtë. Sepse, ndërsa Saimir Tahiri dënohet me shërbim prove, ata që nuk janë në shërbim të shefit të madh përfundojnë në burg edhe kur mbrojnë shtëpitë e tyre prej vjedhjes së pushtetit të shefit të madh, Përfundojnë në burg edhe pse nuk kanë mundësi të paguajën faturat e energjisë elektrike, përfundojnë në burg edhe pse nuk pranojnë të mbyllin gojën dhe të bëhen servilë dhe shërbëtorë të pushtetit kriminal të shefit të madh. Shefi i vogël, shpëtoi nga burgu por formalisht u shpall fajtor që të shpëtojë shefi i madh.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *