Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
11 July 2026
Vizion fokus

Dita e 42-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve...

Kongresmeni amerikan pretendon se u ndalua nga IDF në...

E rëndë, e zuri druri poshtë, humb jetën 36-vjeçari...

15 turistë indianë humbin jetën në Vietnam, pasi përmbyset...

72-vjeçari i vruri flakën banesës dhe humbi jetën, flasin...

17 të vdekur dhe 115 të plagosur nga sulmet...

Vuçiç kundërshton dënimin e patriarkut Porfirije nga një gjykatë...

EMRI/ Zjarr në një pallat në Korçë, humb jetën...

E trishtë! Humb jetën futbollisti në moshën 25-vjeçare, pak...

Zjarr në një pallat në Korçë, humb jetën 72-vjeçari

LSI: OSBE/ODIHR konfirmoi katraurën e gatuar e të servirur nga banda antishtet

2 Korrik 14:42

Zëvendëskryetarit të LSI, Luan Rama ka raportin paraprak të OSBE/ODIHR-it ku konfirmoi qartë se për të gjithë përmasën reale të votimeve të 30 qershorit!

 

Sipas tij Glover me elegancën e tij u ka treguar shqiptarëve katraurën e gatuar dhe të servirur prej bandës antishtet që cënoi të drejtën për të zgjedhur.

 

Gjithashtu ai ka  akuzuar qeverinë se është shndërruar në një në një bandë, si shumatore e bandave që kanë vjedhur vota dhe pse garonte e vetme me 30 qershor.

 

“Për turp e për marre, me faqe të zezë para gjithë botës e cullak në shëmtinë e vet, Qeveria e Shqipërisë e shndërruar në një bandë, si shumatore e bandave që kanë vjedhur vota për të e që e përdorin për interesa të kundërta me interesat e popullit, të kombit e të shtetit shqiptar, shënoi me paligjshmërinë e sjelljes së vet më 30 qershor, rekordin më negativ jo të zgjedhjeve, por që prej kur në këtë vend janë kryer për herë të parë votime! Jo me mungesë respekti për shtetin, por me konsistencë të vetëdijshme për t’iu kundërvënë atij në ashtin e vet; Jo me injorancën e mosnjohjes së detyrimeve kushtetuese në ndarjen dhe balancimin e pushteteve në një shtet demokratik e të të drejtës, por me ligësinë diabolike prej banditësh për të rrëzuar Republikën; Qeveria e Shqipërisë dhe maxhoranca e saj që sot janë vetëm 21,6 përqind e votuesve shqiptarë me vota të shtuara turpshëm dhe që ende nuk janë numëruar të gjitha prej atyre që vetë i prodhuan, vetë i votuan dhe vetë i numëruan, është argumenti tragjik i të gjithë atyre që thonë se shqiptarët nuk dinë të qeverisen!

Raporti paraprak i OSBE/ODIHR-it konfirmoi qartë e për të gjithë përmasën reale të shëmtivotimeve të 30 qershorit! Me elegancën e zonjës Glover, shqiptarët dëgjuan katraurën e gatuar dhe të servirur prej bandës antishtet që cënoi të drejtën për të zgjedhur.

Sepse bandat nuk bejne zgjedhje.

Që cënoi të drejtën për të patur alternativë,

Sepse bandat nuk kanë e nuk ofrojnë alternative përveç të tyres,

Që cënoi të drejtën që qytetarët të ishin pjesmarrës e kontributorë në projektet për interesat dhe punët e komunitetit,

Sepse bandat kanë vetëm interesin dhe projektin e tyre kriminal e atyre nuk iu intereson komuniteti!

Të pushtuar prej panikut të frikës të asaj që vjen dhe që është parathënë në gjithë këta muaj proteste dhe revolte qytetare, jo minjtë e ringjallur të Dino Buxatit, por ata të makthit të Edi Ramës, janë kapur e po festojnë në vallen e turpit të tyre të 30 qershorit!  Në vend që të ndjeheshin të turpëruar për çfarë i kanë bërë Shqipërisë me kanabizimin si kryevepren e tyre kriminale, me krimin e organizuar dhe korrupsionin endemik siç e nënvizon Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit, me vrasjen e besimit tek shteti dhe detyrimin e mbi 400 mije shqiptarëve për të braktisur vendin në vetëm 6 vjet, me mosçeljen e pervitshme të negociatave dhe sabotimin e procesit të integrimit europian të vendit, me skandalet e ditepasditeshme dhe pergjimet ku shfaqet gjithe arsenali i ndyresise se nje gjuhe rrugaçesh ordinere. Ata, te pafytyre e te paturp, kaperdisen e bejne moral demokracie dhe qytetarie, duke ndersyer gjithë mantenuterinë politike të mishëruar dhimbshem në mjerimin e kurtizaneve te pushtetit, me shpresen mjerane se mund te sherbeje si parzmore turpi e keqperdorimit dhe e shperdorimit të besimit qytetar! Shqipëria është në udhekryqin e fatit te vet e ajo nuk mund te zgjedhe me te qendroje peng i interesave të nje klani antishqiptar që nuk e pati per gje qe ta deshmojë kete edhe ne 30 qershorin e turpit! Shqipëria nuk ka nevoje per mbretin lakuriq edhe kur ai del si burri me pantallona te shkurtera, por ajo duhet të nxjerre ne pah gjithë krenarine e vet kombetare dhe qytetare si vend europian dhe anetar i NATO-s e ta shporre kete junte te korruptuar!”

Posted Under:
Politike
Tagged:
akuza LSI OSBE/ODIHR zgjedhje

Nga e njëjta kategori

Dita e 42-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve në sheshin “Skënderbej”

më shumë...

Rama nga Jala: Të rinjtë e punësuar në administratë janë aty sepse e meritojnë

më shumë...

Protestat për Zvërnecin, Rama: U harrua sepse faktet ishin ndryshe nga perceptimi i krijuar

më shumë...

“Rama shkeli Kushtetutën”, Berisha: 4 milionë euro për koncertin nga fondi rezervë i qeverisë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

7:22

Dita e 42-të e protestës, nis grumbullimi...

7:18

Kongresmeni amerikan pretendon se u ndalua nga...

6:49

Fluks i lartë në Qafë Thanë, radhë...

6:33

E rëndë, e zuri druri poshtë, humb...

6:22

15 turistë indianë humbin jetën në Vietnam,...

6:05

72-vjeçari i vruri flakën banesës dhe humbi...

5:38

17 të vdekur dhe 115 të plagosur...

5:23

Vuçiç kundërshton dënimin e patriarkut Porfirije nga...

4:45

EMRI/ Zjarr në një pallat në Korçë,...

4:23

E trishtë! Humb jetën futbollisti në moshën...

4:10

Zjarr në një pallat në Korçë, humb...

4:08

Rama nga Jala: Të rinjtë e punësuar...

3:40

Protestat për Zvërnecin, Rama: U harrua sepse...

3:32

Lezhë/ U rrëzua në mal teksa ruante...

3:23

Durrës/ Policia merr masa për sezonin, shtohet...

3:11

Sigurimi i detyrueshëm në bujqësi! Qeveria bën...

2:54

Festa e liqenit të Shkodrës, turistë të...

2:36

“Rama shkeli Kushtetutën”, Berisha: 4 milionë euro...

2:16

Tarifa në qendrat shëndetësore, Sala: Aplikohet vetëm...

2:05

Autoriteti i Konkurrencës monitoron çmimet e produkteve...

Më të klikuarat

  • Sendet e personalizuara të Lady Diana, tribute në 20-të vjet...
  • Policia, plan masash për koncertin, rruga dytësore do të jet...
  • Tarifa në qendrat shëndetësore, Sala: Aplikohet vetëm për di...
  • Vrau gruan në derën e shtëpisë, kamerat e sigurisë filmojnë...
  • “Jehona e një turpi alla shqiptarçe”, Rama: Pengmarrësit e p...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.