Përfaqësuesi i LSI, në KZAZ Vorë, Altin Kaziaj ka reaguar pas deklaratës së deputetes së PD, Jorida Tabaku e cila hodhi akuza ndaj PS dhe LSI.

 

Në një deklaratë për mediat, Altin Kaziaj I cilësoi si të pabazuara pretendimet e Tabakut e cila tha se PD dhe LSI kanë refuzuar që të zbatojnë vendimin e komisionerit të zgjedhjeve të marrë gjatë ditës së djeshme, për emërimin e komisionerëve të PD dhe vendimin e Kolegjit të Apelimit të marrë mbrëmë në orën 02.00 të natës.”

 

Ai theksoi se fakti që PD nuk gjen dot njerëz, nuk është as faji i KQZ dhe as i subjekteve të tjera politike.

 

“Ngritja e pretendimit të tyre është i pabazuar. Procesi po vijon normalisht. Duke qënë se një subjekt politik nuk gjen dot persona nuk është faji as i subjekteve të tjera politike dhe as i KQZ”-tha përfaqësuesi i LSI.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *