Subscribe

E ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, ish-deputetja e LSI-së, Silva Caka ka folur mbi fushatën që po mbahet nga ana e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Ajo u shpreh se do të jetë numri i votave ai i cili edhe do të diktojë kryeministrin.

“E kam kërkuar votën tek çdo qytetar që kam takuar për një person që është i ri në politikë, i papërlyer dhe mbi të gjitha ka edhe një program të përcaktuar relevant edhe me pjesën tjetër të asaj që e quajmë opozita e bashkuar. E kërkoj votën për LSI-në, për emrin tim, për kolegët e mi dhe sigurisht, pastaj numri më I madh do të diktojë edhe kryeministrin e ardhshëm të vendit.

Nëse do të jetë i PD-së, ta gëzojë, nëse do të jetë i LSI-së, ta gëzojë, apo i forcave të tjera, patjetër. Kushdo që gëzon mbështetjen më të madhe të qytetarëve meriton që të ketë edhe postin e kryeministrit dhe ta drejtojë Shqipërinë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *