Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
11 August 2026
Vizion fokus

Gjeti ish-burrin me një tjetër në apartament, sherri mes...

Kërcënimi iranian ndaj Trumpit! Operacion i pabesueshëm për “evakuimin”...

Rusia intensifikon sulmet ndaj Ukrainës, 9 të vrarë dhe...

Tragjedi në Kolumbi pas tërmetit 7.4 ballë/ 132 të...

Nëna 22-vjeçare vret dy fëmijët e saj, pak para...

“Lumi Ibër do të rrjedhë sipas gjeografisë, jo folklorit”,...

Tërmeti 7.4 ballë, udhëheqësit botërorë i japin mbështetje Kolumbisë

Mbyllet dita e 72 e protestës, qytetarët nisin marshimin...

Zhvillohet protesta në Orikum, banorët kërkojnë rikthimin e bashkisë

“Zëri i qytetarëve duhet të dëgjohet”, banorët e Dimalit...

LSI: Buxhetit vazhdojnë t’i mungojnë më shumë para, borxhi publik ka kaluar 80%

31 Tetor 18:42

Lëvizja Socialiste për Integrim ka reaguar në lidhje me çështjen e borxheve të krijuara nga mospagimi i sigurimeve shoqërore për punonjësit nga institucionet dhe entet publike.

 

Në një deklaratë për mediat, ish-deputeti i LSI, Përparim Spahiu akuzoi qeverinë se me fondet shtetërore po paguan punonjës që nuk janë të regjistruar tek sigurimet.

 

Sipas Spahiut buxhetit, vazhdojnë t’i mungojnë më shumë para, duke rrezikuar jo vetëm pensionet por dhe pagat. Ai ngriti shqetësimin se nëse qeveria do të vijojë me këto ritme nuk do të arrijë që të paguajë dot më mësues, mjekë dhe police.

 

Deklarata e Plotë

“Situata e rëndë ekonomike në vend, e denoncuar kaq shumë nga opozita por që ka rënë gjithmonë në veshin e shurdhër të qeverisë, tashme ka dalë në pah dhe nuk mund t’a fshehë më askush. Rasti me flagrant, por dhe më i frikshëm, i bërë publik së fundmi, është ai i mospagesës së sigurimeve nga më shumë se 1200 ente publike. Një situatë alarmante për buxhetin e sigurimeve shoqërore ku entet shtetërore nuk paguajnë kontributet. Presioni për të punësuar militantë partie, shkarkimet e pa drejta nga puna, kanë vënë në rrezik pensionet, duke disbalancuar llogaritë e sigurimeve me një deficit prej 110 milionë eurosh. Me reformën territoriale parashikohej rreth 80 milionë euro më pak shpenzime administrative ndërkohë që me rilindjen ka ndodhur krejt e kundërta. Jo vetëm që nuk është kursyer gjë por punësimet e militantëve pa asnjë kriter na kanë çuar në një situatë kaq të rëndë saqë entet shtetërore, sidomos bashkitë, nuk paguajnë shumën e detyrueshme për pensionet ose më keq akoma, paguajnë punonjës që nuk janë as të regjistruar në zyrën e sigurimeve. Pra, jemi në një situatë ku nuk diskutohet më rritje pensionesh por a garantohen ato. Edhe pse pagesa është e detyrueshme, madje përbën dhe vepër penale, nuk kemi parë asnjë masë të marrë pasi nuk mund të zgjidhë çështjen ai që me qëllim e ka krijuar atë. Shkurtimi i fondeve për investime, pra për më pak ujësjellësës, më pak rrugë, më pak punë publike është një tregues tjetër i katrahurës financiare që ka përfshirë Rilindjen. 52 % e projekteve të programuara nuk kanë marrë asnjë financim në 7 muaj. Normal që mos financimi i projekteve të planifikuara vjen si rezultat i rënies së të ardhurave si pasojë e mungesës së investimeve por dhe përfundimit të dy projekte të mëdha si ai i TAP dhe Devollit. Prej vitesh kemi ngritur alarmin e mungesës së politikave incentivuese dhe ja ku jemi sot. Buxhetit, vazhdojnë t’i mungojnë më shumë para, duke rrezikuar jo vetëm pensionet por dhe pagat. Me këto ritme kjo do të ndodhë së afërmi, qeveria nuk do të paguajë dot më mësues, mjekë dhe policë. 610 milionë euro është borxhi i fshehur nga Rama, fakt i denoncuar nga KLSH. 65 milionë euro i mungojnë tatimeve dhe doganave në 9 muajt e parë të këtij viti. Borxhi publik ka kaluar 80%. Rënia e të ardhurave, kryesisht nga TVSH, tregon rënien drastike të konsumit, si tregues bazë I ngadalësimit të ekonomisë Këto të dhëna tregojnë qartazi gjendjen e rëndë në të cilën është ekonomia shqiptare ku me të drejtë mbizotëron mungesa e shpresës se kjo maxhorancë mund ta nxjerrë nga bataku ku ka rënë e përkthyer në largësim masiv të tyre nga vendi. Ne po vuajmë një model ekonomik të dështuar si shprehje e koncepteve politike që ka Edi Rama për shtetin dhe ekonominë, koncepte që nuk garantojnë perspektivë dhe zhvillim. LSI është e gatshme të ballafaqohet mbi platforma e sigurt në suksesin e zgjedhjeve të ardhshme.“

Posted Under:
Politike Vendi
Tagged:
Bashki borxh publik buxhet LSI Para qeveri Siguracione

Nga e njëjta kategori

MM: 25 vatra zjarri në 24 orë në Shqipëri! 5 ende aktive, ndërhyjnë edhe helikopterët

më shumë...

Riaktivizohet zjarri në Drenie, 40 forca në terren për normalizimin e situatës

më shumë...

Zjarret në Krujë, vijon operacioni gjatë natës, pritet ndërhyrje nga ajri në Boje

më shumë...

Temperatura të larta në të gjithë vendin, parashikimi i motit për ditën e sotme

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

9:48

MM: 25 vatra zjarri në 24 orë...

9:39

Gjeti ish-burrin me një tjetër në apartament,...

9:37

Kërcënimi iranian ndaj Trumpit! Operacion i pabesueshëm...

9:27

Riaktivizohet zjarri në Drenie, 40 forca në...

9:07

5 gjëra që njerëzit pendohen se nuk...

9:06

Rusia intensifikon sulmet ndaj Ukrainës, 9 të...

8:57

Zjarret në Krujë, vijon operacioni gjatë natës,...

8:48

Tragjedi në Kolumbi pas tërmetit 7.4 ballë/...

8:29

Nëna 22-vjeçare vret dy fëmijët e saj,...

8:23

Temperatura të larta në të gjithë vendin,...

8:14

“Mos nxitoni të merrni vendime”, parashikimi i...

12:14

“Lumi Ibër do të rrjedhë sipas gjeografisë,...

10:47

Tetë frutat me pak sheqer, që ndihmojnë...

10:39

Shakira reagon pas tërmetit tragjik në Kolumbi:...

10:26

Tërmeti 7.4 ballë, udhëheqësit botërorë i japin...

10:22

Konsumimi i shalqirit mund të ulë rrezikun...

10:06

Mbyllet dita e 72 e protestës, qytetarët...

9:52

Ksamil/ Shkeli perimetrin e sigurisë me mjet...

9:41

Zhvillohet protesta në Orikum, banorët kërkojnë rikthimin...

9:39

A duhet të futesh në ujë menjëherë...

Më të klikuarat

  • Nëna 22-vjeçare vret dy fëmijët e saj, pak para krimit i dër...
  • Nëna e 20 vjeçarit që u vra në Korçë prek me dedikimin për t...
  • 5 kate pa leje në Qeparo, Hita pezullon gjithë zinxhirin dre...
  • Dyshuan se ishte trupi i një viktime, por ajo që gjetën bren...
  • “Krijuam familjen tonë”, këngëtari Mateus Frroku bëhet baba...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.