LSI: 13 tetori zgjidh krizën, KQZ ti hape rrugën regjistrimit të partive

Për Lëvizjen Socialiste për Integrim zgjidhja e vetme e krizës politike është 13 tetori.
Numri dy i kesaj partie Petrit Vasili deklaroi se datën e dekretuar nga presidenti për zgjedhjet lokale nuk e leviz dot askush.
Ai madje i beri thirrje KQZ-se ti hape rrugen regjistrimit te partive.
“Momenti më i rëndësishëm politiko kushtetues, momenti i cili është hapi i parë i zgjidhjes së krizës është pikërisht 13 tetori, dita e zgjedhjeve e dekretuar nga Presidenti i Republikës. Kjo ditë, do duhet të shërbejë si momenti i daljes përfundimtare nga kriza dhe futjes drejt një normaliteti politik për të cilën vendi ka nevojë dhe ndaj kësaj date nuk mund të ketë asnjë shmangie nga askush, nga asnjë parti apo institucion. Çdo shmangie do të ngarkonte këdo me përgjegjësi tepër të rënda për vendin. Pasi vendi në 13 tetor do të merrte zgjidhje, vendi në 13 tetor do t”u jepte një sinjal shumë të fortë europianëve, në mënyrë që 19 tetori të mos ishte dita e mbylljes së perspektivës të integrimit europian dhe për 20 vjet të tjera por do të ishte dita e hapjes së perspektivës. Pasi të gjithë shqiptarët duhet ta dinë dhe ta kenë shumë të qartë, mbyllja e kësaj rruge, të integrimit Europian, do të thotë izolim dhe mjerim ekonomik. Një vend i izoluar është një vend që zhytet në mjerim ekonomik dhe ku një grusht oligarkësh dhe pushtetarësh do të shndërrohen në miliarderë, siç janë shndërruar, ndërsa mjerimi i njerëzve të cilët nuk do të kenë mundësi as të ushqehen dhe të plotësojnë vaktet e tyre do të jetë një realitet. I bëjë thirrje nga sot, në mënyrë të qartë, publike dhe të fortë KQZ-së, të mos rëndojë në mënyrë të mëtejshme pozitën shumë të rëndë anti-ligjore ku ka hyrë. Të shpallë hapjen e procedurave për regjistrimin e zgjedhjeve të 13 tetorit dhe ku të gjithë partitë të kenë mundësi të përvijojnë regjistrimin e tyre në këto zgjedhje dhe krijimin e të gjitha kushteve për mbajtjen e tyre pasi këtë datë, 13 tetorin nuk e ndal dot kush. Ligjin nuk e ndal dot kush dhe gjithë opozita shqiptare është në këmbë për të kërkuar deri në fund zbatimin e ligjit dhe për të vënë përpara një përgjegjësie shumë të rëndë ligjore, publike, morale, shoqërore, më të gjitha format e saj në mënyrë që shqiptarëve të mos ju hiqet e drejta për të votuar në mënyrë të drejt, të lirë dhe kushtetuese. Prandaj, koha është sot. Çdo sekondë e kaluar është vonë. Çdo sakrificë nuk është asgjë përpara këtyre objektivave madhore siç është vota e lirë dhe integrimi europian. Çdo tavolinë dialogu nuk është asgjë, nuk është asnjë sakrificë por është një detyrim. Pra çdo instrument që na çon tek kjo zgjidhje e shpejtë dhe efikase!




