Subscribe

Përgjatë gjithë vijës bregdetare të Darëzezës, Pishporos dhe Semanit operojnë rreth 100 operatorë turistikë të cilët gjatë periudhës së sezonit veror ushtrojnë aktivitetin e tyre.

 

Por këtë të premte ata kanë dalë në protestë, pasi janë urdhëruar të prishin struktura provizore brenda 5 ditëve. Në të kundërt, do të gjobiten.

 

1- Është një afat 5 ditor që ai thotë do i prishim ne kemi shumë materiale ku ti çojmë, ne kemi leje sipas kontratave që kemi bërë me ministrinë , kemi 20 vite që operojmë.  Ja i  prishëm, por çfarë do bëhet.

 

2- Kam investuar,  tani pardje erdhën papritur dhe na thanë kemi urdhër duhet ta prishni dhe unë firmosa se m’u bë presion.  Tani nuk e dimë se çfarë do bëhet. Se na thoshte ose prisheni vetë ose keni 50 milionë lekë gjobë.

 

Shumë prej operatorëve shfrytëzuan një takim në zonën elektorale të dy ministrave Taulant Balla dhe Anila Denaj, për të kërkuar sqarime.

 

Përballë kërkesave te tyre , Balla nënvizoi rëndësinë e formalizmit të aktivitetit.

 

TAULANT BALLA

MINISTER I BRENDSHEM

 

Ata duhet të aplikojnë për tu regjistruar për leje pranë portalit e- Albania, koha e informalitetit ka marrë fund.

 

Sipas shkresës nga inspektoriati kombëtar i mbrojtjes së territorit , të gjithë operatorët duhet që brenda datës 15 nëntor të kenë shembur strukturat që kanë ngritur, nëse nuk kanë një dokumentacion mbështetës për ligjshmërinë e objekteve  të ndërtuara.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *