Subscribe

Rikthimi I nismës për lojrat e fatit ka ngjallur debtate të forta, mes deputeve të mazhoracnës dhe opozitës, për rrezikun që kjo industri do të kontrollohet nga eksponet të krimit.

 

Shkak për këtë debat u bë një kërkesë e grupeve të interesit, që lojrat e fatit ti ofrojnë të njëjtat kompani që ishin para viti 2018, duke hequr kriterin e përfshirjes së firmave ndërkombëtare

 

Dyshimet tona më të mëdha, lidhen me faktin se, nëse nuk do të rikthen tek të njëjtat kompani që I kanë pësuar, legalizimi I këtij aktiviteti do të dështojë. Ata e kanë eksperiencën e duhur për të forcuar shërbimin e duhur, ndërsa kriteri për të patur një kompani ndërkombëtare pa specifikuar se sa përqind të aksioneve, është vetëm një penalizim për subjektet shqiptare -u shpreh në komisioni e ekonomisë Artan Shyti ish kryetar I shoqatës së basteve sportive.

 

Por kjo kërkesë e grupeve të interesit ngjalli pakenaqësinë e deputit Erjon Brace, I cili e konsideroi këtë kërkesë, si një shantazh, ndërsa opozita këmbgul se në këtë industri do të pastrohen para.

 

BRAÇE- Të gjithë e dimë që kjo veprimtari ishte në duart e krimit. Të thoni që duhet ta afrojnë kompanitë që ishin në 2018 ky konsiderohet shantazh.  E dimë ne, në këtë komision se cfarë kemi hequr në 2018 me kërcenim nga burgu, na janë kërcënuar madje dhe fëmijët- u shpreh Brace.

 

SPAHO- E gjitha kjo që po bëni është një teatër. Krahasoheni me vendet që ofrojnë bastet on line dhe thoni se informalitet ka kudo. Por në vënde të tjera ka qeveri që kontrollon, ndërsa këtu tek ne ka qeveri që bëhet palë me krimin- u shpreh Edmod Spaho deputet PD

 

 

Por mazhoranca pritet të vendosë nëse do të ketë kufizime lidhur me shtresat e lojtarëve. Modele të ndryshe kufizojnë anatarët e familjeve në nevojë por dhe një kategori zyrtarësh, pasi stimulon korrupsionin

 

Ne kemi parë modelet e disa vendeve. Ajo cfarë dominon është që nuk lejohen ata familjarë që janë me ndihmë ekonomike, apo dhe ata student që janë me bursë nga shteti. Në disa vende ka një kategori zyrtarësh si prokuror, gjykatës, apo profesionet e lira, si noter, avokat që ndalohen, pasi menaxhojnë para publike dhe ky fakt stimulon korrupsionin- u shpreh Henri Telharaj, nga këshilli për problemet e lojrave të fatit.

 

Teksa rezervat e deputeteve dhe eksperteve janë të larta, projektligji pritet të miratohet javës që vjen në paralament, si një tentativë për formalizuar miliona euro që qarkullon kjo industri.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *