E diel, 15 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Lojëra të paligjshme fati online, 2 të arrestuar dhe 4 nën hetim në Durrës

Goditen 3 raste të zhvillimit të lojërave të paligjshme të fatit në Durrës.

Në pranga kanë rënë 2 persona dhe dhe procedohen në gjendje të lirë 4 të tjerë.

Sipas njoftimit zyrtar, ata u kapën në flagrancë në 3 lokale, duke vendosur baste ilegale online me telefona.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë së kundërligjshme të lojërave të fatit, si rezultat i kontrolleve të vazhdueshme në ambiente të ndryshme, kanë zbuluar 3 lokale ku ushtrohej kjo veprimtari.

Reklamë

Në vijim të veprimeve u arrestuan shtetasit E. P., 38 vjeç, R. H., 60 vjeç, të dy banues në Durrës, si dhe u referuan materialet në Prokurori ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasit S. M., 23 vjeç, R. B., 33 vjeç, M. A., 42 vjeç, dhe L. K, të gjithë banues në Durrës. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 6 celularët që përdoreshin për këtë veprimtari të paligjshme.    

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, thuhet në njoftim. /vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë