Këtë  të enjte në Real Story në një panel të ftuarish analistësh është diskutuar në lidhje me lobimet e partive shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, skandalet dhe dritëhijet nuk kanë qenë të pakta.

 

Çështja është përqëndruar më shumë tek Partia Demokratike e cila është cilësuar edhe si më aktive në lidhje me këto lobime dhe diskutimet që janë bërë në raport me ambasadoren e nominuar Kathleen Kavalec.

 

Analisti Skënder Minxhozi në fjalën e tij Real Story është shprehur se Rama dhe Basha nuk mund të kenë një fuqi që të ndalojnë kandidaturën e një ambasadorje në të SHBA-së.

 

“Dyshoj qe si Rama, Basha dhe kushdo tjeter te kete force per te ndaluar nje kandidature per Ambasadore te SHBA ne Shqiperi.”

 

Nga Real Story, Alfred Lela është shprehur se nëse Basha ka pasur një ndikim kaq të madh sa të ndalojë ardhjen e një ambasadorje në vendin tonë duhet të komplimentohet.

 

“Në një fare mënyre ne edhe e komplimentojme Lulzim Bashen nëse ka arritur të ndalojë ardhjen e një  Ambadadore. PD e ka pasur një të drejtë për të ndikuar që në krye të Ambasades Amerikane te vijë një person që dëgjon problemet në vend.”

Ish eksponet i Partisë Demokratike, Edvin Kulluri është shprehur se në lidhje me këtë çështje diskutimi për lobimet, lideri i Partisë Demokratike duhet që të japë sqarime të qartë për partinë dhe qytetarët.

 

“Lulzim Basha duhet ti jap nje sqarim Partisë Demokratike për atë se çfarë ka ndodhur me çështjen e lobimit të parë. Teorikisht akuzës nuk i përgjigjesh me kundërakuzë por me sqarime. Basha që mohon implikimin e PD në pagesat dhe thotë se ka përgjegjësi për 125 mijë dollarë që ka deklaruar në KQZ. Problemi është te 950 mijë dollarët ose 500 merreni si të  doni. Ky hetim nuk është nxitur nga PS dhe Basha, por nga informacionet qe une kam, eshte nje hetim qe ka nisur ne Amerike.  Shqetesimi qe Shtepia e Bardhe, Senati, Kongresi dhe te gjithe ne SHBA kane,  eshte se ndikimi rus eshte shume i madh ne Ballkan.”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *