Në deklaratën e tij për mediat nje dite pas dhunes dhe perplasjeve para parlamentit, Ministri Lleshaj akuzoi organizatorët e protestes se opozites nuk kishin marrë asnjë masë për sigurinë e saj.

Sipas kreut te ministrise se brendshme nuk ishte shpenzuar asnjë burim njerëzor apo material që protesta të zhvillohej brenda hullisë ligjore, madje perkundrazi ishtge hartuar nje plan sulmi dhe dhune ndaj institucioneve shteterore.

 

“Pati më tepër dhunë, ky është një lajm i keq që tregon dëshpërimin e organizatorëve. Protesta e mbrëmshme u zhvendos në mënyrë të pabesë, tinëzare nga vendi ku ishte kërkuar tek kryeministri drejt parlamentit duke krijuar pasoja të rënda, duke përfshirë qytetarë të palidhur me protestën e duke sjell dëme. Nga ana e organizatorëve nuk ishin marrë asnjë masë për sigurinë e saj, nuk ishte shpenzuar asnjë burim njerëzor apo material që protesta të zhvillohej brenda hullisë ligjore. Përkundrazi nga organizatorët ishin marrë masa për të hartuar plan sulmi dhe për të përdorur dhunë kundër institucioneve kushtetuese. Gjatë protestës u konsumuan thirrje të hapura antikushtetuese, për dhunë, për revolucion”.

 

Lleshaj tha se u përdor një arsenal lëndësh shpërthyese të ndaluara e të rrezikshme nga të cilat u shkaktuan dëme të mëdha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *