E shtunë, 26 Shtator 2026 Familja Kuqezi deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 1 orë më parë
Sport

Manaj flet para Nations League: Synimi ynë është Europiani

Rei Manaj ka folur për rikthimin e tij në Kombëtaren shqiptare dhe sfidat e ardhshme në Nations League, ku sulmuesi do të jetë për herë të parë nën urdhrat e trajnerit Rolando Maran.

Manaj shprehet i motivuar për ndeshjet e radhës dhe beson se Shqipëria duhet të japë maksimumin në katër takimet e Nations League.

“Shpresojmë që të gjithë çunat, sulmuesit, mbrojtësit dhe mesfushorët, të japim më të mirën dhe të shënojmë sa më shumë”, u shpreh ai.

Sulmuesi theksoi se objektivi kryesor i Kombëtares mbetet kualifikimi në Europian.

“Mendoj se grupi vjen nga një moment i mirë. Disa lojtarë ende nuk janë në 100%, por të gjithë jemi në një drejtim. Objektivi ynë real është Europiani”, tha Manaj.

Ai vlerësoi gjithashtu ardhjen e trajnerit të ri Rolando Maran, duke theksuar motivimin e madh që ka sjellë në skuadër.

Manaj beson se ndeshjet e Nations League do të jenë një mundësi e mirë për ekipin për të krijuar një bazë të fortë për objektivat e ardhshëm.

Vazhdo të lexosh

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.