E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Lleshaj apel drejtuesve politikë: Distancohuni nga dhuna ndaj institucioneve

Ministri I Brendshëm Sandër Lleshaj u ka bërë thirje të gjithë drejtuesve politikë që të distancohen nga dhuna që po ushtrohet ndaj institucioneve të Shqipërisë.

 

Në dy pastime të njëpasnjëshme në Twitter, Lleshaj I ftoi qytetarët që të distancohen nga elemnetët e dhunës.

 

Reklamë

“1/Bëj thirrje gjithë drejtuesve politikë që të distancohen nga dhuna që po ushtrohet ndaj institucioneve të Shqipërisë. Ftoj qytetarët të distancohen nga elementët e dhunshëm. Është me shumë vlerë të dëgjohet zëri i arsyeshëm i miqve të mëdhenj të Shqipërisë.”

 

Lleshaj shprehet se drejt Europës nuk na aforn dhuna por arsyeja.

 

 “2 /Jo dhuna, por arsyeja na afron drejt Europës së vlerave tona!”

Vazhdo të lexosh

Reklamë