Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
08 June 2026
Vizion fokus

Rama reagon pas deklaratave të Iranit: Ju na urreni...

Zyrtari amerikan: SHBA nuk i kanë interceptuar raketat iraniane...

Rama-protestuesve: Nuk do e bëjmë Shqipërinë si legjenda e...

FOTO/ 35-vjetori i PS-së në Shkodër, Rama shfaqet me...

Protestat, Rama: PS nuk e ka tradhtuar kurrë interesin...

35 vjetori i PS, Rama nga Shkodra: Do na...

“Zvërneci”/ Qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbej”, marshojnë drejt Kryeministrisë

Netanyahu: Irani dhe Hezbollahu janë më të dobët se...

Siria rihap hapësirën ajrore dhe aeroportin e Damaskut

35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protestë në Shkodër

Kosova zgjedh sot Kryeministrin! Mbyllen qendrat e votimit, KQZ: Pjesëmarrja rreth 40%

9 Shkurt 20:05

Qytetarët e Kosovës me të drejtë vote sot, më 9 shkurt 2025 iu drejtuan kutive të votimit për t’i zgjedhur përfaqësuesit e tyre për një mandat katërvjeçar.

Nga 1 milion e 970 mijë e 944 votues që kishin të drejtë vote, sipas KQZ-së në këtë proces zgjedhor morën pjesë 789 mijë e 172 votues apo 40.04%.

Në ishin 28 subjekte politike. Kandidatë për kryeministër janë katër, ndërsa 1280 persona kandidojnë për deputetë.

Vendvotimet u hapën në orën 07:00 të mëngjesit dhe u mbyllën në orën 19:00.

Më 8 shkurt për herë të parë qytetarët e Kosovës në diasporë kanë mundur të votojnë në përfaqësi diplomatike në 19 shtete të ndryshme të botës. Po ashtu, dje është përmbyllur edhe procesi i votimit me postë.

TË GJITHA ZHVILLIMET LIVE

19:08 – Mbyllen votimet në Kosovë

Është mbyllur procesi i votimit në Kosovë. Aktualisht janë duke votuar vetëm ata qytetarë që ndodhen brenda qendrave të votimit.

Deri në orën 15:00 sipas Komisionit Qendro të Zgjedhjeve raportohet se kanë marrë pjesë 28.32% të zgjedhësve. Ndërsa pritet që pas pak minutash KQZ të japë shifrat përfundimtare të pjesëmarrjes së qytetarëve në zgjedhje dhe të nisë menjëherë numërimi i votave.

Këto janë zgjedhjet e para të rregullta parlamentare që prej shpalljes së Pavarësisë.

18:08 – Kandidati i Listës Serbe thyen heshtjen zgjedhore, jep sugjerime se cilët numra duhen votuar

Kandidati i Listës Serbe për deputet, Milan Kostiç ka thyer heshtjen zgjedhore.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të votojnë partinë e tij. Gjithashtu u ka sugjeruar serbëve edhe numrat e kandidatëve për të cilët duhet të votojnë.

Mesazhi i tij përmbante gjuhë nacionaliste ku shkruhej “të gjithë për Serbinë”.

Me Ligjin e ri sipas nenit 37, “heshtja zgjedhore fillon” nga hapja e Qendrave të Votimit në orën 07:00, e deri në mbylljen e tyre në orën 19:00.

Heshtja zgjedhore është ligjërisht e zbatueshme. Gjatë kësaj periudhe kohore nuk lejohet asnjë fushatë aktive, e po ashtu edhe informimi për sondazhet e opinioneve është i ndaluar.

17:43- Zgjedhjet në Kosovë, Kurti thirrje qytetarëve: Shkoni të votoni, orët e mbetura vendimtare për katër vitet e ardhshme

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka ftuar gjithë qytetarët që tu drejtohen kutive të votimit, kur kanë mbetur më pak se dy orë nga mbyllja e procesit.

Përmes një mesazhi në Facebook, Kurti shkruan se orët e mbetura janë vendimtare për katër vitet e ardshme.

Ai ju ka kërkuar qytetarëve që të nxisin të gjithë ata që nuk kanë shkuar ende të votojnë.

Postimi i Kurtit:

Të dashur qytetarë të Kosovës,

Sot është dita D e demokracisë. Kush nuk ka dalur ende të votojë, shkoni tash sa më parë. Pyesni të gjithë të afërmit e miqtë se a kanë votuar dhe ua përcjellni këtë porosi timen që të shkojnë të votojnë menjëherë nëse nuk e kanë bërë. Më pak se dy orët në vijim, deri në 19:00, janë vendimtare për edhe më shumë se katër vitet e ardhshme!

Postimi i Kurtit:

Të dashur qytetarë të Kosovës,

Sot është dita D e demokracisë. Kush nuk ka dalur ende të votojë, shkoni tash sa më parë. Pyesni të gjithë të afërmit e miqtë se a kanë votuar dhe ua përcjellni këtë porosi timen që të shkojnë të votojnë menjëherë nëse nuk e kanë bërë. Më pak se dy orët në vijim, deri në 19:00, janë vendimtare për edhe më shumë se katër vitet e ardhshme!

16:00 – Pjesëmarrja deri në orën 16:00 është 27.81%

Pjesëmarrja në zgjedhje deri në orën 16:00 është 27.81%, sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë.

Gjithsej kanë votuar 548.140 persona nga 1.970.944 qytetarë me të drejtë vote.

15:11 – Zgjedhjet në Kosovë, pjesëmarrja arrin rreth 15%! 6% prej tyre kanë votuar me asistencë

Qytetarët e Kosovës me të drejtë vote, ditën e sotme, 9 shkurt 2025 po i drejtohen kutive të votimit pëe të zgjedhur përfaqësuesit e tyre për një mandat 4-vjeçar.

Sipas raportimeve të vëzhguesve të Demokracisë në Veprim (DnV) procesi i votimit po zhvillohet në mënyrë të qetë.

Deri në orën 12:00, të drejtën kushtetuese për të votuar e kanë shfrytëzuar rreth 14.5% votuesve, nga 1,970,944 e qytetarëve me të drejtë vote.

Në komunat me shumicë serbe, dalja në votime është raportuar të jetë mbi 24% që është gati dyfish më e lartë sesa mesatarja e përgjithshme e daljes në nivel vendi.

Parregullsitë më të shprehura në procesin e votimit

Vështirësitë e votuesve në gjetjen e vendvotimit

Vëzhguesit e DnV-së kanë raportuar se deri në orën 12:00, vështirësi për ta gjetur emrin në Listë, rrjedhimisht për t’a identifikuar vendvotimin adekuat ka pasur në më shumë se 52% të vendvotimeve, deri në 10 raste të tilla. Shqetësues mbetet fakti se në 6% të vendvotimeve numri i qytetarëve që kanë raportuar për këto vështirësi ka qenë deri në 50 raste.

Këto vështirësi mund të jenë rezultat i ndryshimeve të Qendrave të Votimit nga ana e KQZ-së për shkak të rritjes së numrit të përgjithshëm të votuesve, ndonëse secili votues ishte informuar dhe kishte mundësi të kontrollojë qendrën e votimit dhe vendvotimin përmes sistemit elektronik.

Po ashtu, në këto zgjedhje ka ndryshime edhe sa i përket votimit me kusht, i cili tani mundësohet në vetëm një qendër votimi në secilën komunë.

Votimi me asistencë

Sipas rregullave të reja të KQZ-së, vetëm votuesit që nuk dinë shkrim dhe lexim dhe ata me aftësi të kufizuara mund të kërkojnë ndihmë për të votuar. Por, paraprakisht ata duhet të ofrojnë një dokument përkatës që dëshmon aftësinë e kufizuar. Asistuesi ka të drejtë të ndihmojë vetëm një votues dhe rasti i votimit me asistencë duhet të regjistrohet në Librin e Votimit. Për më tepër, stafi zgjedhor dhe vëzhguesit e akredituar e kanë të ndaluar rreptësisht të ofrojnë çfarëdo asistence në votim.

Fenomeni i votimit me asistencë ka qenë shumë i shprehur në të gjitha proceset zgjedhore të kaluara dhe është keqpërdorur për të imponuar apo deformuar vullnetin e lirë të qytetarëve. Në zgjedhjet e fundit lokale të vitit 2021, numri i rasteve të votimit me asistencë të rregullt ishte mbi 43,000 ose mbi 5% nga numri total i votuesve.

Deri në orën 12:00, nga numri i deritanishëm i qytetarëve që kanë votuar, 6% prej tyre kanë votuar me asistencë, e më shumë se dy të tretat prej tyre janë gra.

Po ashtu, në 17% të vendvotimeve kemi hasur në raste të izoluara ku votues të rinj në moshë kanë kërkuar të votojnë me asistencë.

Gjithsesi, nuk kanë munguar edhe rastet kur votimi me asistencë nuk është zhvilluar konform rregullave, dhe kjo ka ndodhur në raste të izoluara në 7% të vendvotimeve, ku asistuesit nuk janë evidentuar fare në Librin e Votimit.

DnV i bën thirrje kryesuesve të KVV-ve që të sigurojnë që votimi me asistencë të bëhet konform rregullave zgjedhore. Asistenca e parregullt konsiderohet shkelje e dispozitave ligjore, e dënueshme me gjobë prej 200-2000 Euro.

Ka pasur disa raste të izoluara kur më shumë se një votues ka qëndruar prapa kabinës së votimit, dhe atë si fenomen në 11% të vendvotimeve.

Votimi me dokumente pavlefshme

Dje, KQZ ka marrë vendim që të lejojë votimin edhe me dokumente identifikimi të Republikës së Kosovës (letërnjoftim, pasaportë, patentë shofer) që u ka skaduar afati. Deri në orën 12:00, në 6% të vendvotimeve ka pasur raste të izoluara kur votuesit janë identifikuar me dokumente jo valide, siç mund të jenë dokumentet e shteteve të tjera, ose ato të lëshuara nga UNMIK-u.

Fotografimi i votës

Ndonëse fenomen në përmasa të vogla, cenimi i fshehtësisë së votës i manifestuar përmes fotografimit të votës po vazhdon të shfaqet edhe në këto zgjedhje. Fotografimi i votës dhe bërja e saj publike supozohet se ndërlidhet me cenimin e fshehtësisë së votës apo blerjes së saj, por edhe frikësimin e votuesit dhe shtrembërimin e vullnetit të tij.

Deri në orën 12:00, raste të izoluara të fotografimit të votës janë hasur në 4% të vendvotimeve.

Incidentet serioze

Deri në gjysmën e ditës, në 4% të vendvotimeve është rapotuar për shkelje procedurale siç janë rastet kur kabinat e votimit janë vendosur në atë mënyrë që kanë cenuar fshehtësinë e votës. Gjithashtu janë raportuar raste sa i përket fshirjes me lehtësi të ngjyrës matrikuluese nga gishti, që mund t’i hapë rrugë mundësisë së votimit të dyfishtë.

14:57 – Zgjedhjet në Kosovë/ Nis verifikimi i votave të diasporës përmes postës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka nis verifikimin e votave të diasporës që kanë ardhur përmes postës.

Sipas procedurave, fillimisht këto pako me fletëvotime i nënshtrohen procesit të vlerësimit, i cili përfshin verifikimin nëse ato u takojnë votuesve të regjistruar dhe nëse janë ndjekur procedurat e përcaktuara.

Numërimi i këtyre fletëvotimeve do të bëhet në një fazë të mëvonshme në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, pas ditës së zgjedhjeve.

Edhe procesi i vlerësimit të dërgesave postare do të mund të vëzhgohet nga vëzhgues të akredituar nga KQZ-ja.

Po ashtu Komisioni Qendror, gjatë ditës ka filluar edhe procesin e vlerësimit të pakove me fletëvotime nga jashtë Kosovës që deri me tani kanë arritur në këtë institucion.

Qëllimi i verifikimi është për të parë nëse pakot me fletëvotime janë dërguar nga votues të regjistruar për të votuar nga jashtë Kosovës.

14:15 – Kandidatët për kryeministër ftojnë qytetarët që të votojnë

Katër kandidatët për kryeministër të Kosovës u kanë bërë thirrje qytetarëve që të votojnë në zgjedhjet parlamentare, në mënyrë që të vendosin se kush do të udhëheqë në katër vjetët e ardhshëm.

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, votoi në Fakultetin Ekonomik dhe u tha qytetarëve që të votojnë në mënyrë që zëri i tyre të dëgjohet.

“Përdoreni shansin e lirisë për të vendosur për katër vjetët e ardhshëm”, tha Kurti.

Bedri Hamza, kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës, votoi në Mitrovicë të Jugut. Nga atje, ai përçoi mesazhin se qytetarët janë ata që vendosin sot.

“Për mua çdo rezultat që votojnë qytetarët e Kosovës është i pranueshëm, jam optimist. Ka qenë një fushatë e gjatë, por jam i lumtur që gjatë gjithë kohës e kemi ruajtur pozitivitetin”, tha ai.

Ditë të mirë dhe të demokracisë e cilësoi 9 shkurtin kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministër, Lumir Abdixhiku.

Ai tha se qytetarët me votë sot vendosin për “fatin e tyre dhe të Republikës së Kosovës” për katër vjetët e ardhshëm.

Ndërkaq, kandidati për kryeministër nga koalicioni Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës-NISMA-Konservatorët, Ramush Haradinaj, pasi votoi në Prishtinë, ftoi të gjithë qytetarët që të ushtrojnë të drejtën e votës.

Këto janë zgjedhjet e para të rregullta parlamentare që organizohen në Kosovë që nga shpallja e pavarësisë më 2008.

Të drejtë vote, brenda dhe jashtë Kosovës, kanë mbi 2 milionë qytetarë.

Në garë janë 28 subjekte politike dhe një kandidatë i pavarur.

Qytetarët mund të zgjedhin një subjekt politik dhe deri në dhjetë kandidatë për deputetë.

Nga këto votime do të dalë përbërja e re parlamentare prej 120 deputetësh, të cilët më pas do të zgjedhin ekzekutivin e ri.

Zgjedhjet e 9 shkurtit po monitorohen nga vëzhguesit vendorë e ndërkombëtarë dhe pasojnë votimet me postë të qytetarëve në diasporë dhe votimit në përfaqësitë diplomatike në 19 shtete të botës, që u organizua për herë të parë më 8 shkurt.

12:07 – Presidentja Osmani hedh votën, apel qytetarëve për të votuar: Kosova është vendi më i zhvilluar në rajonin tonë

Pasi priti disa minuta në radhë për të shfrytëzuar të drejtën e saj demokratike, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani hodhi votën në një nga qendrat e votimit në Fakultetin Teknik, në Prishtinë.

“Faleminderit që pritët bashkë me mua, derisa më erdhi radha të votoj në këtë ditë të rëndësishme. Kosova është vendi më i zhvilluar në rajonin tonë. Është ditë vendimtare që të gjithë qytetarët të japin kontributin e tyre, duke marrë pjesë në një proces, nga i cili zgjidhet parlamenti dhe ka rëndësi në jetën e të gjithëve. Është ditë e mirë me diell, besoj është më e lehtë të votohet. I uroj suksese të gjithë atyre që kandidojnë në këto zgjedhje, shpresoj që e mbara t’i prijë Kosovës”.

11:53 – Kosova voton! KQZ: Pjesëmarrja 8.33 përqind deri në orën 11:00

Ditën e sotme nga ora 07:00 janë të hapura qendra e votimit në Kosovë dhe do të vijojnë deri në orën 19:00.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve deri në orën 11:00, pjesëmarrja ka qenë 8.60 përqind, apo 169,435 votues. Ndërsa ka pasur disa probleme teknike të vogla dhe pjesa tjetër është në rregull.

Ndërkohë mbi 2 milionë qytetarë brenda dhe jashtë Kosovës, kanë të drejtë vote.

11:30 – Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pret në radhë për të votuar

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është në pritje për të hedhur votën e saj në zgjedhjet parlamentare të Kosovës. Ajo do të votojë në qendrën e votimit që ndodhet në Fakultetin Teknik, në Prishtinë.

Për shkak të numrit të madh të votuesve ajo vendosi të pres në radhë për ta shfrytëzuar të drejtën e saj demokratike.

11:00 – Vuçiç u bën thirrje serbëve të Kosovës që të votojnë: E vetmja garanci që Kurti mos t’ju dëbojë

Në Kosovë po zhvillohen zgjedhje, ndërsa presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i bëri thirrje serbëve të Kosovës të mbështesin Listën Serbe. Sipas tij, kjo është e vetmja mundësi për të garantuar që kryeministri Albin Kurti nuk do t’i dëbojë ata.

“Po shfrytëzoj rastin t’u bëj thirrje të gjithë serbëve nga Kosova që të votojnë. Që të mos jetë e vështirë për ata që kanë nevojë për një ditë pushimi për të shkuar në shtëpitë e tyre. Dhe për të votuar për Listën Serbe, sepse ajo është garancia e vetme që Kurti nuk do t’i dëbojë serbët nga Kosova. Lista Serbe është e vetmja listë që dëshiron të luftojë për interesat e popullit serb dhe që Kurti në asnjë mënyrë nuk mund të japë ryshfet.“, tha Vuçiç për gazetarët sipas mediave serbe.

10:30 – FOTO/ Zgjedhjet në Kosovë, veterani i luftës hedh votën i veshur me uniformëm e UÇK-së

Në kuadër të zgjedhjeve që po zhvillohen sot në Kosovë, Muhamet Kuka, një veteran i njohur i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), ka hedhur votën e tij në një qendër votimi. Ai ka zgjedhur të shkojë i veshur me uniformë, duke theksuar lidhjen e tij me historinë e luftës për çlirim të Kosovës dhe rolin e tij si pjesëtar i UÇK-së.

Ky veprim i Kukës ka tërhequr vëmendjen, pasi simbolizon angazhimin e tij për proceset demokratike në vend dhe nderimin për luftën e zhvilluar nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

09:52 – Voton kryeministri Albin Kurti së bashku me bashkëshorten e tij

Kryeministri Albin Kurti sapo ka votuar në një nga qendrat e votimit në Prishtinë.

“Dita e re dhe mot me diell për zgjedhjet e para të rregullta parlamentare në shtetin sovran të Kosovës. Inkurajoj çdo njërin që të votojë. Ushtroni të drejtën demokratike për ta bërë zërin tuaj të dëgjohet. Përdorni shansin e lirisë për të vendosur për 4 vitet e ardhshme”, tha Kurti.

Kandidatët e tjerë për kryeministër në këto zgjedhje janë: Bedri Hamza nga Partia Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Ramush Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Në zgjedhjet e sotme parlamentare, 28 subjekte politike me 1.280 kandidatë konkurrojnë për mbështetjen e rreth dy milionë votuesve për të siguruar ulëse në Kuvendin 120 vendesh të Kosovës. Njëzet nga këto vende janë të rezervuara për pakicat kombëtare, nga të cilat dhjetë janë për komunitetin serb, me gjashtë subjekte politike që konkurrojnë nga ky komunitet.

Mbi 940 qendra votimi janë të hapura nga ora 07:00 deri në orën 19:00. Për këtë proces, më shumë se 100 vëzhgues nga Bashkimi Evropian dhe 18 nga Këshilli i Evropës do t’u bashkohen vëzhguesve të tjerë vendas dhe ndërkombëtarë për të monitoruar nga afër zhvillimin e zgjedhjeve.

09:31 – Ramush Haradinaj familjarisht në zgjedhje, dy fëmijët e tij hodhën votën për herë të parë

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka votuar sot në zgjedhjet parlamentare të Kosovës, së bashku me familjen e tij, në shkollën e mesme “Ali Sokoli” në Prishtinë. Pas votimit, Haradinaj ka bërë një thirrje për qytetarët, duke i inkurajuar ata të dalin në kutitë e votimit. Ai theksoi se vota ka vlerë vetëm në kuti dhe se Kosova ka nevojë për pjesëmarrjen e qytetarëve në këtë proces.

“Dilni të votoni, vota juaj ka vlerë vetëm në kuti. Kosova ka nevojë për votën tuaj, na priftë e mbara dhe suksese së bashku,” ka thënë Haradinaj.

Ai gjithashtu e ka përmendur se dy fëmijët e tij do të votojnë për herë të parë.

09:15 – Zgjedhjet në Kosovë/ Cënuan lirinë e votës, në pranga pesë persona

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka njoftuar se në dy raste të ndara ka ndaluar pesë persona, të cilët dyshohen për “cenim të përcaktimit të lirë të votuesve”. Kjo ka ndodhur gjatë zhvillimit të zgjedhjeve parlamentare në Kosovë. Ky veprim i autoriteteve është një masë për të siguruar procesin zgjedhor dhe për të parandaluar tentativat të ndërhyrjes ose manipulimit të votës, duke garantuar që qytetarët të votojnë lirisht dhe pa presione të jashtme.

“Prokurorët e Shtetit, të cilët po kujdestarojnë sot, do të veprojnë me urgjencë në secilin rast që mund të paraqitet me qëllim të parandalimit të keqpërdorimeve të mundshme gjatë këtij procesi zgjedhor. Prokurori i Shtetit sërish i fton qytetarët e Republikës së Kosovës, të gjitha subjektet politike, institucionet apo organizatat e ndryshme, që të denoncojnë tek prokuroritë përkatëse, çdo rast, për të cilin kanë dyshime se po keqpërdoret ose manipulohet vota në çfarëdo mënyre dhe nga kushdo qoftë”, ka njoftuar Prokurori i Shtetit.

09:02 – Udhëhequr nga kryetari i tyre, serbët në veri të Kosovës marrin pjesë në votime

Sot në Kosovë po zhvillohen zgjedhjet parlamentare, me 28 subjekte politike dhe një kandidat të pavarur që garojnë për të fituar vendet në Kuvend. Po ashtu, ka katër kandidatë për kryeministër: Albin Kurti nga LVV, Bedri Hamza nga PDK, Lumir Abdixhiku nga LDK dhe Ramush Haradinaj nga koalicioni AAK-Nisma dhe partnerët e tjerë.

Qendrat e votimit janë hapur në ora 07:00 dhe do të qëndrojnë të hapura deri në ora 19:00.

Një moment i rëndësishëm është se qytetarët serbë në veri të Kosovës janë mbledhur në sheshin kryesor të Mitrovicës së Veriut për të votuar, duke shënuar herën e parë që ata kthehen te kutitë e votimit që nga vitit 2022, kur Lista Serbe u tërhoq nga institucionet e Kosovës dhe u bëri thirrje serbëve që të bojkotonin proceset zgjedhore. Kryetari i Listës Serbe, Zllatan Ellek, është gjithashtu i pranishëm me qytetarët gjatë këtyre zgjedhjeve.

Duket se këto zgjedhje do të kenë rëndësi të madhe për drejtimin e ardhshëm politik të Kosovës, duke pasur parasysh edhe zhvillimet dhe sfidat e brendshme dhe ndërkombëtare që po kalon vendi.

08:29 – Zgjedhjet në Kosovë, zëdhënësi i KQZ mban konferencën e parë: Votimi ka nisur në të gjitha qendrat

Në konferencën e tij të parë për media, zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë, Valmir Elezi, ka ofruar informacione të rëndësishme mbi nisjen e procesit të votimit. Ai ka njoftuar se votimi ka filluar në të gjitha qendrat e votimit, ndërkohë që është bërë edhe caktimi i 38 qendrave të votimit me kusht, një për secilën komunë.

Gjithashtu, Elezi ka përmendur se numri total i votuesve është 1,970,944, ndërsa 28 subjekte politike janë regjistruar për të marrë pjesë, përfshirë 20 parti politike, 5 koalicione, dy nisma qytetare dhe një kandidat i pavarur. Numri i kandidatëve të regjistruar është 1,279.

Ai i ka bërë thirrje qytetarëve me të drejtë vote që ta shfrytëzojnë këtë të drejtë kushtetuese, duke theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes në procesin zgjedhor.

“Në të gjitha qendrat e votimi ka filluar procesi i votimit. Përveç votimit të rregullt në këto qendra, KQZ ka caktuar edhe 38 qendra te votimit me kusht nga një për cdo komunë. Numri i shtetasve të Kosovës me të drejtë votë eshtë 1 970 944 votues. Numri i subjekteve që marrin pjesë është 28, nga këto 20 janë parti politike, 5 koalicione, dy nisma qytetare dhe një kandidat i pavarur. Numri i kandidatëve është 1279 kandidatë. KQZ u bën thirrje qytetarëve me të drejtë vote që ta shfrytëzojnë të drejtën kushtetuese”, tha Valmir Elezi zëdhënësi i KQZ.

08:06 – Sot Kosova voton

Njëzetetetë subjekte politike me 1.280 kandidatë, konkurrojnë për mbështetjen e rreth dy milionë votuesve për të siguruar ulëse në parlamentin 120 vendesh të Kosovës në zgjedhjet e sotme parlamentare. Njëzet nga këto vende u takojnë pakicave kombëtare nga të cilat dhjetë janë për komunitetin serb, nga radhët e të cilit konkurrojnë gjashtë subjekte politike.

Mbi 940 qendra votimi do të jenë të hapura nga ora shtatë e mëngjesit deri në orën 19:00, ndërsa mbi 100 të dërguar të Bashkimit Evropian dhe 18 nga Këshilli i Evropës do t’u bashkohen vëzhguesve të tjerë vendas e ndërkombëtarë që do të ndjekin nga afër procesin e votimeve.

Për një muaj me radhë partitë politike bënë fushatë me zotimet për rritje pagash e pensionesh, përmirësim të arsimit dhe shërbimeve shëndetësore dhe për të luftuar papunësinë në vendin më të varfër në Evropë.

Zgjedhjet e së dielës, të nëntat me radhë që nga përfundimi i luftës së viteve 1998-1999 që mori fund me ndërhyrjen e NATO-s, shihen si një sprovë për kryeministrin Albin Kurti, partia e të cilit fitoi me një rezultat të thellë në vitin 2021 dhe është vënë në përpjekje për një mandat tjetër.

Kjo është hera e parë që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008, që parlamenti i Kosovës përmbushi mandatin e plotë katërvjeçar.
Votimet e sotme do të përcaktojnë se kush do të udhëheqë Kosovën në bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, të cilat kanë ngecur për një kohë të gjatë. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian u kanë kërkuar të dyja palëve të zbatojnë marrëveshjen e arritur gati dy vjet më parë sipas së cilës Kosova duhet të themelojë një Asociacion të Komunave me shumicë serbe, ndërsa Beogradi të njohë ‘de facto’ pavarësinë e Kosovës.

Kryeministri Albin Kurti është kritikuar nga fuqitë perëndimore për veprimet qeverisë së tij në veriun e vendit të banuar me shumicë serbe. Bashkimi Evropian vazhdon të mbajë në fuqi masa ndëshkuese ndaj Kosovës që nga qershori i vitit 2023 për shkak të tensioneve në veri.

Por, bisedimet me Serbinë nuk gjetën shumë vend në fushatën para zgjedhjeve.

Partitë opozitare kritikuan qeverinë Kurti për marrëdhëniet me aleatët posaçërisht me Shtetet e Bashkuara, të cilat gjatë administratës së ish Presidentit Joe Biden, tërhoqën vërejtjen se veprimet e autoriteteve të Kosovës në veriun e vendit të banuar me shumicë serbe, kishin ndikuar në cilësinë e partneritetit dhe paralajmëruan Prishtinën se mospajtimet pengojnë angazhimin e tyre për të ndihmuar përparimin e Kosovës drejt integrimeve euro-atlantike.

Çështja e këtyre marrëdhënieve u bë objekt diskutimesh këto ditë pas dy postimeve në rrjetin social X nga i dërguari i Presidentit Trump për misione të posaçme Richard Grenell, i cili në administratën e parë ishte i dërguari i posaçëm për dialogun Kosovë – Serbi. Sipas tij marrëdhëniet janë në pikën më të ulët, ndonëse qeveria e Kosovës ngulë këmbë se janë shumë të mira.

Forcat paqeruajtëse të udhëhequra nga NATO-ja që shtuan praninë e tyre në Kosovë pas tensioneve të viteve të kaluara, kanë shtuar trupat në prag të zgjedhjeve parlamentare, për mbarëvajtjen e të cilave policia e Kosovës tha se ka hartuar një plan të posaçëm në bashkërendim më forcat e KFOR-it, Misionin e BE-së për sundimin e ligjit, prokurorinë dhe diplomatët perëndimorë./vizionplus.tv

Posted Under:
Kosova Kryesoret
Tagged:
Albin Kurti bedri hamza kosove Lumir Abdixhiku Ramush Haradinaj zgjedhje

Nga e njëjta kategori

Rama reagon pas deklaratave të Iranit: Ju na urreni pasi strehuam burrat dhe gratë që ju shtypët, ne nuk friksohemi, ne jemi shqiptarë

më shumë...

Rama-protestuesve: Nuk do e bëjmë Shqipërinë si legjenda e “Rozafës”, nëse e keni seriozisht me mjedisin, bujrum dëgjoni argumentet

më shumë...

Protestat, Rama: PS nuk e ka tradhtuar kurrë interesin kombëtar, sot u bënë ambientalistë ata që dje heshtnin kur në Shqipëri vriteshin zogjtë

më shumë...

35 vjetori i PS, Rama nga Shkodra: Do na akuzojnë “Flamingot” se po përdorim patronazhistët dhe administratën, qëllimi jonë të çojmë Shqipërinë në majë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

8:11

Rama reagon pas deklaratave të Iranit: Ju...

8:01

Zyrtari amerikan: SHBA nuk i kanë interceptuar...

7:31

Rama-protestuesve: Nuk do e bëjmë Shqipërinë si...

7:06

FOTO/ 35-vjetori i PS-së në Shkodër, Rama...

7:04

Protestat, Rama: PS nuk e ka tradhtuar...

6:50

35 vjetori i PS, Rama nga Shkodra:...

6:36

“Zvërneci”/ Qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbej”, marshojnë...

5:59

Netanyahu: Irani dhe Hezbollahu janë më të...

5:57

Siria rihap hapësirën ajrore dhe aeroportin e...

5:26

35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protestë...

5:18

Parashikimi i motit për ditën e martë,...

4:54

Irani ngre alarmin për Libanin jugor: Nëse...

4:34

Moti i keq, bllokohet qarkullimi në aksin...

4:09

Përshkallëzimi i konfliktit me Iranin, Netanyahu mbledh...

4:00

Tabaku: Protesta kundër sistemit

3:50

Detaje nga ekzekutimi në Kamëz/ 10 gëzhoja...

3:21

PS-PD: “OK” amnistisë në parim, 380 të...

3:08

Vrau 27-vjeçarin në Kamëz, policia kërkon bashkëpunimin...

3:05

“Sara, Romiri dhe Iliri nuk meritojnë finalen”/...

3:05

BE: Mbroni këngën e shpendëve! Humbja e...

Më të klikuarat

  • Sherri në kalçeto! Ky është 39 vjeçari që vrau shokun, polic...
  • Lajmet e papritura do vendosin gjithçka! Horoskopi javor nga...
  • Të shtëna me armë zjarri në Kamëz, humb jetën te Trauma i ri...
  • Vrasja në Kamëz, identifikohet autori
  • “Sara, Romiri dhe Iliri nuk meritojnë finalen”/...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.