Zgjedhjet në Kosovë, zëdhënësi i KQZ mban konferencën e parë: Votimi ka nisur në të gjitha qendrat

Në konferencën e tij të parë për media, zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë, Valmir Elezi, ka ofruar informacione të rëndësishme mbi nisjen e procesit të votimit. Ai ka njoftuar se votimi ka filluar në të gjitha qendrat e votimit, ndërkohë që është bërë edhe caktimi i 38 qendrave të votimit me kusht, një për secilën komunë.
Gjithashtu, Elezi ka përmendur se numri total i votuesve është 1,970,944, ndërsa 28 subjekte politike janë regjistruar për të marrë pjesë, përfshirë 20 parti politike, 5 koalicione, dy nisma qytetare dhe një kandidat i pavarur. Numri i kandidatëve të regjistruar është 1,279.
Ai i ka bërë thirrje qytetarëve me të drejtë vote që ta shfrytëzojnë këtë të drejtë kushtetuese, duke theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes në procesin zgjedhor.
“Në të gjitha qendrat e votimi ka filluar procesi i votimit. Përveç votimit të rregullt në këto qendra, KQZ ka caktuar edhe 38 qendra te votimit me kusht nga një për cdo komunë. Numri i shtetasve të Kosovës me të drejtë votë eshtë 1 970 944 votues. Numri i subjekteve që marrin pjesë është 28, nga këto 20 janë parti politike, 5 koalicione, dy nisma qytetare dhe një kandidat i pavarur. Numri i kandidatëve është 1279 kandidatë. KQZ u bën thirrje qytetarëve me të drejtë vote që ta shfrytëzojnë të drejtën kushtetuese”, tha Valmir Elezi zëdhënësi i KQZ.




