Ka nisur mbrëmja e fundit gjysmëfinale e Albania’s Got Talent, ku emocionet janë më të forta se kurrë.
10-të konkurentë po përballen LIVE në ekranin e mbarë shqiptarëve, në televizionin kombëtar Vizion Plus, për t’iu bashkuar finales së madhe të Albania-s Got Talent, që do të zhvillohet javën e ardhshme në 27 janar.
Nata e katërt gjysmëfinale do të jetë ajo që do të plotësojë Puzzlen e madh për në finalen e Albania’s Got Talent që do të transmetohet si çdo të hënë në ekranin e rekordeve Vizion Plus.
Dhjetë konkurentë për dy vende. Po kush do të jenë dy finalistët e radhës? Për ta mësuar ndiqeni LIVE në Vizion Plus. Katër prestigjozët e jurisë, Argon Llakaj, Adelina Ismajli, Ledina Çelo dhe Kastro Zizo sonte vendosin për fatim e më të mirëve.
“Albania’s Got Talent” vijon të thyejë rekorde televizive, por edhe në rrjetet sociale. Nën drejtimin e moderatorit Isli Islamaj, ky produksion i Vizion Plus premton një tjetër të natë magjike. /vizionplus.tv/





