Subscribe

Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi në një dalje për mediat ka folur për platformën elektronike për monitorimin e financimit të partive politike.

 

Gjatë fjalës së tij, Celibashi  tha se platforma elektronike nuk do të zgjidhe të gjithë problemet me financimin e subjekteve, por do të ndihmojë për një mbikëqyrje efikase.

 

Ai tha se qëllimi i platformës është përmirësimi i shërbimit dhe cilësinë e të dhënave të cilat do të sigurohen më lehtësisht.

 

Projekti i digjitalizimit mbetet nje nga projektet më të rëndësishme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Në thelb synohet mbështetja e KQZ për raportimin dhe monitorimin e financimit të partive. Platforma nuk është mekanizmi që zgjidh problemin me financimin e partive, por ndihmon administrimin dhe mbikëqyrje efikase.

 

Platforma në tërësinë e vetë ka qëllim të përmirësojë aksesin në informacione, të përmirësojë shërbimin dhe cilësinë e të dhënave, të reduktojë kohën e punës si për raportuesit ashtu edhe për verifikuesit. Të mbështesë përpunimin e të dhënave lehtësisht, të cilët mund të kenë akses në sistem. Të rrisë sigurinë e informacionit, do të mbrohen nga një akses i autorizuar me masa të caktuara sigurie”, u shpreh Celibashi.

 

Kreu i KQZ më tej foli ehde për listat e kandidatëve për këshillat bashkiakë, për të cilët tha se rezultonin emra që ishin në tre lista të partive politike të ndryshme.

 

Mes të tjerash, Celibashi tha se kishte edhe kandidatë të cilët as nuk e dinin se kishin kandiduar.

 

Kemi patur kandidatë për këshilla që ishin në tre lista të partive të ndryshme. Ka dhe të tjerë që as e dinin se kishin kandiduar. Listat janë formale kur vjen puna te emrat në fund të saj”, u shpreh Celibashi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *