Subscribe

Ditën e sotme, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër i ka dhënë fund shqyrtimit gjyqësor të një nga dosjeve më të përfolura dhe të trumbetuara me aq bujë në vjeshtën e vitit 2018, si një nga operacionet e para të Forca e Ligjit.

 

Gjykata ka pranuar pjesërisht konkluzionet e mbrojtësve Av. Arbër Hoxha dhe Av. Sokol Tahiraj, në aplikim të gjykimit të shkurtuar dhe duke ulur 1/3 e dënimit dhe duke vendosur:

  1. Safet Bajri deklarimin fajtor dhe dënimin e tij përfundimisht me 2 vite e 6 muaj burgim.
  2. Ilir Bajri, deklarimin fajtor, për kryerjen e veprës penale të armëmbajtjes pa leje dhe duke e dënuar përfundimisht me 1 vit e 8 muaj burgim.
  3. Astmer Bilali, deklarimin fajtor dhe dënimin me 3 vite burgim.
  4. Ismet Idrizi, deklarimin fajtor, për kryerjen e veprës penale të armëmbajtjes pa leje dhe duke e dënuar përfundimisht me 2 vite e 6 muaj burgim.
  5. Emrah Plaku, deklarimin fajtor, për kryerjen e veprës penale të armëmbajtjes pa leje dhe duke e dënuar përfundimisht me 2 vite burgim.

 

Në përfundim të gjykimit të gjithë të pandehurve u janë shuar masat e sigurimit përkatëse, përshkak se koha e paraburgimit e vuajtur është e barabartë me kohën e dënimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *