E premte, 18 Shtator 2026 Zilia deri në 01:45 Në vijim ora 01:45: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 2 orë më parë
Sport

Arkitekti Gasperini dhe goleadori Malen, formula e Romës kryesuese

Ilustrim · Vizion Plus

Roma e Gian Piero Gasperinit vazhdon të mahnisë në startin e sezonit.
Verdhekuqtë mposhtën 2-0 Torinon në transfertë dhe regjistruan fitoren e katërt radhazi në Serie A, duke ruajtur rekordin perfekt dhe duke u ngjitur në krye të kampionatit.
Në qendër të këtij starti fantastik qëndron padyshim Gian Piero Gasperini.
Trajneri italian ka arritur t’i japë Romës një identitet të qartë, me një skuadër që luan me intensitet, agresivitet dhe besim. Pas tri fitoreve ndaj Fiorentinës, Leçes dhe Atalantës, Roma mori edhe një tjetër sukses të rëndësishëm në transfertë.

Heroi i radhës ishte Malen dhe Pisilli. Malen kishte shënuar pesë gola në tri javët e para të kampionatit dhe tashmë vazhdon serinë e tij fantastike me një tjetër realizim.
Transferimi i tij rezulton gjithnjë e më shumë një goditje e madhe e merkatos së Romës.

Vetë Gasperini kishte deklaruar se ndikimi i Malen ka qenë “i jashtëzakonshëm” dhe se sulmuesi ka tejkaluar edhe pritshmëritë e tij.

Katër ndeshje, katër fitore dhe një Roma që tashmë duket si një pretendente serioze për objektivat e mëdha. Në krye qëndron Gasperini, ndërsa përpara tij Malen po kthehet në makinerinë e golave që i mungonte skuadrës verdhekuqe.

Xhuljana Zhuleku
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.