Transferimin e Karim Adeyemi te Barcelona “e mundësoi” Loredana, si qendron e vërteta

Karim Adeyemi duket se e kishte të qartë destinacionin e tij të ardhshëm.
Sipas raportimeve, sulmuesi gjerman kishte kërkuar largimin nga Borussia Dortmund dhe Barcelona ishte kthyer në destinacionin e tij të preferuar.
Në këtë vendim thuhet se ndikim të rëndësishëm ka pasur edhe partnerja e tij, Loredana Zefi, ndërsa Adeyemi bëri një tjetër lëvizje të rëndësishme në karrierën e tij duke kaluar nën përfaqësimin e agjentit të njohur Jorge Mendes.
Pas muajsh pritjeje, transferimi që ai dëshironte u realizua dhe Adeyemi ka nisur më së miri aventurën e re nën drejtimin e Hansi Flick.
Paraqitjet e para kanë qenë premtuese. Shpejtësia, shpërthimi dhe aftësia për të luajtur në disa pozicione në sulm e bëjnë Adeyemin një profil shumë interesant për filozofinë e Flick.
Nga Dortmund te Barcelona, nga një dëshirë e madhe te një realitet i ri. Adeyemi tani ka mundësinë të tregojë se ëndrra për të veshur fanellën blaugrana ishte zgjedhja e duhur.




