Gjykata e Elbasanit pushon për herë të tretë çështjen ndaj Florenc Çapjas dhe ka vendosur lirimin e tij nga burgu.

Vendimi vjen 5 muaj pas arrestimit të tij nga forcat renea në kuadër të operacionit policor të koduar “Krasta”.

Capja ishte arrestuar me akuzën e “vrasjes me paramendim” e mbetur në tentativë në dëm të ish-efektivit të policisë rrugore Fadil Mema si dhe akuzën e “mbajtjes pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”.

Çapja ishte marrë i pandehur për një krim të kryer në vitin 2006 në Elbasan, shumë pranë banesës së ish oficerit të policisë Fadil Mema. Për këtë krim ai është arrestuar dy herë dhe dy herët është liruar, për shkak të mungesës së provave dhe dëshmitarëve.

Fisi Capja është i njohur ne elbasan për influencën, reputacionin por edhe përplasjet me familje te tjera.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *