Kronikë
Lirohet bashkëpunëtori i drejtësisë për grabitjen e Rinasit, Admir Çerpja

Gjykata ka liruar Admir Çerpja, një prej bashkëpunëtorëve të drejtësisë që u vendos në pranga për grabitjen e miliona eurove në Rinas.
Çerpja u dënuan në vitin 2019 me pesë vite dhe 8 muaj burg, por përfitoi ulje të dënimit për shkak të ndihmës që dha me dëshminë e tij në zbardhjen e ngjarjes. Atij i kishin mbaruar të gjitha afatet e paraburgimit dhe në mungesë provash është lënë i lirë.
Reklamë
Çerpja ka treguar se ka pasur rolin e vëzhguesit, nga pika e doganës në Tiranë, deri tek kthesa e Rinasit. Ai ka zbuluar mes të tjerash se sasia e parave është ndarë në banesën e Neim Avdulajt në Yzberisht.
Pak ditë më parë u lirua dhe Ditjon Memlikaj po në statusin e bashkëpunëtorit.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




