Në Vlorë vijon lirimi i hapësirave publike të zëna në mënyrë të paligjshme.
Gjatë kontrolleve në lagjen “Pavarësia 2”, u evidentua një rast ku një hapësirë publike ishte rrethuar dhe shfrytëzohej si parkim privat për hotelin e një 66 vjeçari që e kishte zaptuar atë.
Në përfundim të veprimeve nisi procedimi penal për 66 vjeçarin banues në Vlorë, i dyshuar për veprën penale “Pushtimi i Tokës”.
Në mbështetje të policisë bashkiake, automjetet e parkuara u larguan, me qëllim lirimin e hapësirës publike.
/vizionplus.tv





