E mërkurë, 7 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Lirohen të tjera hapësira në Vlorë, prishet ndërtimi pa leje në oborrin e një shkolle. Dredha: Zero tolerancë

Inspektoriati Ndërtimor ka vijuar këtë të shtunë në qytetin e Vlorës, aksionin me fokus lirimin e hapësirave publike të zëna në mënyrë të paligjshme.

Në lagjen “Kushtrimi” është ndërhyrë në një ndërtim pa leje i cili prej vitesh qëndronte në oborrin e një shkollë.

Reklamë

I pranishëm në terren ka qenë edhe kryetari i Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha, i cili u shpreh se qëllimi i këtij operacioni është rikthimi i hapësirave publike në funksion të qytetarëve dhe përmirësimi i standardeve urbane.

Dredha ka deklaruar se kontrollet do të vijojnë edhe në ditët në vijim dhe se çdo ndërtim apo zënie pa leje do të trajtohet konform ligjit.

Gjatë aksionit nuk është hasur kundërshti nga banorët, ndërsa nga Inspektoriati është konfirmuar se janë evidentuar edhe objekte të tjera në qytet, të cilat pritet të shemben./vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë