Subscribe

Ndryshe nga 3 banorët e tjerë të unazës së se që të dielën u lanë në burg për bllokimin e rrugës, për Eduart Ferhatin, Tomorr Gjatën dhe Rruzhdi Dacin, gjykata e Tiranës vendosi ketë të hënë që të lirohen nga qelia me masën e sigurisë detyrim paraqitje.

Ndryshe nga kolegu i saj Arben Micko , gjyatarja Rexhina Merlika vlerësoi se provat e paraqitura nga prokuroria e cila kërkoi arrest me burg, nuk janë të mjaftueshme për mbajtjen në burg.

 

Në dy ditë gjykata e Tiranës ka dhënë dy vendime te ndryshme për të njëjtat akuza ndërsa ndërsa pasditen e së dielës 10 persona të tjerë u arrestuan nga policia, mes tyre edhe ish deputeti Klevis Balliu.

 

Shoqerimet nisen pas bllokimit të rrugës ku ishte i pranishëm edhe kreu i partisë demokratike Lulzim Basha ndërsa 5 banorë te tjerë u proceduan penalisht ne gjendje të lirë.

 

Sipas policisë këta shtetas, në rrugën “Teodor Keko” në zonën e Unazës së Re kanë organizuar e zhvilluar një tubim të paligjshëm dhe kanë penguar qarkullimin e mjeteve të transportit rrugor në të dyja drejtimet e rrugës, duke kundërshtuar dhe mos iu bindur thirrjeve të Policisë për të liruar rrugën.

 

Me ndryshimet e reja në Kodin Penal, bllokimi i rrugëve duke penguar lëvizjen e lire të automjeteve është vepër penale dhe dënohet me burg.

 

Ndërkohë për Klevis Balliun kjo është hera e dytë që arrestohet gjatë përplasjeve unazën e re ndërsa në muajin maj ish deputeti demokrat u lirua nga gjykata e Tiranës me masën e sigurisë detyrim paraqitje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *