Vijon operacioni policor i koduar “Plazhi i lirë” me qëllim lirimin e hapësirave publike.
Policia e Durrësit ka liruar 3 hapësira në plazhin e Kallmit, që ishin zënë në mënyrë të paligjshme.
Në total janë hequr 70 komplete me çadra dhe shezlongë.
“Gjatë kontrolleve, në lagjen nr. 15, në tri hapësira publike në plazhin e Kallmit, u hoqën dhe u sekuestruan 70 komplete me çadra dhe shezlongë, që ishin vënë në mënyrë të paligjshme, nga 3 shtetas.
Në vijim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. H., 61 vjeç, E. S., 36 vjeç dhe F. H., 64 vjeçe, të tre banues në Durrës”, njoftoi policia.
Shërbimet e Policisë njoftojnë se do të vijojnë kontrollet përgjatë gjithë vijës bregdetare, me qëllim lirimin e hapësirave publike, për pushuesit, dhe verifikimin e aktiviteteve që kryejnë subjektet, gjatë sezonit veror./vizionplus.tv





