Hamasi liroi ditën e sotme tre pengje izraelite.
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu e quajti sot “një ditë tepër emocionale”.
“I gjithë kombi ju përqafon, mirë se vini në shtëpi”, tha ai.
“E di, ne të gjithë e dimë, se ata kaluan nëpër ferr”, shtoi Netanyahu.
“Ky moment u arrit me sakrificën dhe trimërinë e luftëtarëve tanë heroikë… është një moment i madh, një moment emocional. Një ditë e madhe.”
Pas lirimit të pengjeve ka reaguar edhe Presidenti në largim i SHBA-së, Joe Biden.
Biden përshëndeti zbatimin e armëpushimit në Gaza dhe tha se dhjetëra kamionë me ndihma humanitare po hynin në enklavën e shkatërruar palestineze.
Join me as I deliver remarks on the ceasefire and hostage deal between Israel and Hamas. https://t.co/YfxMcYhKTz
— President Biden (@POTUS) January 19, 2025
“Sot armët në Gaza ranë në heshtje,” tha ai dhe përshëndeti faktin se “rajoni është transformuar rrënjësisht”./vizionplus.tv