Qindra të burgosur fituan sot lirinë dhe dolën nga qelitë ku po vuanin dënimin, pasi përfituan nga ligji i amnistisë penale.

Gazetari i Vizion Plus, Ilmi Saliaj, ndoqi nga afër momentin kur të burgosurit dolën nga qelia. Njëri nga të dënuarit, Klement Omeri, që fitoi sot lirinë foli për Vizion Plus.

“Kam qenë i dënuar për veprën trafikim të lëndëve narkotike. Nga institucioni jam i kënaqur. Liria nuk paguhet. Unë jam nga Konispoli, Sarandë. Isha dënuar 7 vite”, ishin fjalët e para të sarandiotit që la sot qelinë.

Në burgun e Fierit ku  sot nisi zbatimi i amnistisë penale përfituan 117 persona të dënuar për vepra të lehta penale.

Nga amnistia kanë përfituar të gjithë meshkujt që ndodhen në këtë institucion, të  cilëve u kishte mbetur më pak se 4 vjet nga vuajtja e dënimit, siç është kundravajtja penale qe dëmohet 2 vjet burg, përfshirë gjobat ose çdo lloj dënimi tjetër më të butë të marrë me vendim të formës së prerë. Në këtë nstitucion kanë përfituar sipas drejtorit Ervin Bushi,  117 të burgosur ndërsa 311 të tjerë  perfitojnë ulje denimi.

Pas shumë debatesh, ligji i amnistisë penale u miratua më 4 prilll në Kuvendin e Shqipërisë. Nga kjo amnisti përfitojnë personat të cilëve dënimi u ka marrë formë të prerë deri në datën 31 mars 2024.

Përfitojnë të dënuarit burra që u kanë mbetur pa vuajtur më pak se 4 vjet dhe gratë e të miturit që u kanë mbetur 5 vite, gratë që janë mbi 50 vjeç, burrat mbi 60 vjeç dhe personat që kanë qenë nën moshën 18 vjeç kur kanë marrë dënimin.

Ulja e dënimit do të jetë në 1.5 vite për burrat dhe 2 vite për gratë si masë lehtësuese.

/vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *