Pogradeci dhe fshatrat turistikë të Linit e Tushemishtit çelën zyrtarisht sezonin turistik. Aktivitete të shumta shënjuan hapjen e sezonit ndërsa të shumtë ishin qytetarët vendas dhe të huaj që morën pjesë.
Edhe këtë vit Pogradeci mbetet i kërkuar nga turistët, për bukurinë që ofron si dhe për kulinarinë e mikpritjen.
Për vizitorët vendas e në veçanti për ata të huaj varret e Selcës, Guri i Kamjës, Mali i Thatë si dhe Lini e Tushemishti mbeten më të preferuarit
“Ne jemi nga Austria, kemi ardhur për herë të parë në Pogradec. Një pamje fantastike, vend i mirë për të qëndruar, diell, ushqim fantastik, do rikthehemi përsëri.”
“Unë kisha dëgjuar për Pogradecin në internet, sa shumë dyqane e njerëz. Liqeni fantastik, plazh bëmë dhe u relaksuam. Çmimet ishin shumë të lira”.
Edhe për operatorët turistikë, kuzhina tradicionale është me e kërkuara nga turistët e huaj.
Investimet dhe paketat turistike kanë bërë diferencën në këto vitet e fundit dhe ajo që është më e rëndësishmja, gjatë këtyre viteve qyteti është vizituar nga gjithë moshat./vizionplus.tv





