Liqeni i Fierzës që gjendet në kufirin midis Kosovës e Shqipërisë që ka kapacitet që të mbajë mbi 3 miliardë metër kub ujë, së fundmi është tharë tërsisht.

 

Muaj më parë niveli i ujit ka qenë shumë lartë, por mungesa e reshjeve e kanë çuar në këtë situate.Nga pamjet e marra këtë të dielë, liqeni i Vërmicës në pjesën e Kosovës, pjesë e liqenit tw Fierzës,që përbën kaskadën e Drinit, tashmë është kthyer në një kullotë për lopët.Në pjesën ujore të Kosovës, pranë doganës së Morinit, kanë dalë edhe objekte që dikur ishin të mbuluara.

 

Thatësira e madhe ka nxjerrë mbi sipërfaqen e tokës gurin dhe rrugën e vjetër të kufirit midis Kosovës dhe Shqipërisë.Mbi sipërfaqen e tokës tashmë të gjelbëruar ka dalë edhe objekti I Doganës së vjetër, që dikur ashtu si guri dhe rruga e vjetë, ishte nën ujin e Liqenit të Vërmicës.

 

Ndërkohë, liqeni i Fierzës në pjesën veriore të vëndit tonë, ashtu si i Vërmicës, vijon sërish të ketë rënie të nivelit të ujit, pavarësisht rreshjeve të shiut të rëna në Kukës, tre ditët e fundit që e kanë rritur nivelin vetëm me 30 cm.Mungesa e reshjeve dhe prodhimi I energjisë në HEC-in e Fierzës e kanë çuar nivelin në 267.12 metër me prurje 100 m3/s. Ndryshe të dhënat më të fundit nga KESH tregojnë se HEC-et në kaskadën e Drinit janë pranë pikës së vdekjes.

 

𝐒𝐢𝐭𝐮𝐚𝐭𝐚 𝐚𝐤𝐭𝐮𝐚𝐥𝐞 𝐧𝐞̈ 𝐤𝐚𝐬𝐤𝐚𝐝𝐞̈𝐧 𝐞 𝐥𝐮𝐦𝐢𝐭 𝐃𝐫𝐢𝐧 𝐩𝐚𝐫𝐚𝐪𝐢𝐭𝐞𝐭:

 

Prurjet natyrore në kaskadë janë : HEC Fierzë -100 m3/s,HEC Koman-120 m3/s,HEC Vau i Dejës -70 m3/s.

 

Nivelet në liqenet e Kaskadës së Drinit janë: Hec Fierzë-267.12 mmnd,Hec Koman-172.61 mmnd,Hec Vau Dejës -74.38 mmnd.

 

Rezerva Energjetike është: 431 GWh. Prodhimi ditor: 7,220 MWh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *