Subscribe

Funari duket se do të mbesë në harresë edhe për shumë kohë, ndonëse është një nga pikat turistike më të bukura që ka jo vetëm qarku i Elbasanit, por edhe vendi ynë.

 

Kur kanë kaluar tashmë më shumë se 4 vite që nga futja e tij në projektin e zhvillimit “100 fshatrat”, Funari mbetet në të njëjtën gjendje si dekada më parë. Problemi kryesor lidhet me mungesën e investimeve e kryesisht të infrastrukturës rrugore.

 

Funarin kanë filluar ta frekuentojnë edhe turistët, të cilët ngrenë shqetësimin për mungesën e rrugës. Banorët që jetojnë këtu i janë rikthyer punimit të tokës me kafshë. Ata thonë se shkak për këtë është bërë mungesa e rrugës dhe rritja e çmimit të karburanteve.

 

Nga ana tjetër, Funari po humbet edhe vendasit pasi numri i atyre që largohen mbetet i lartë. Fshati Funar ofron bukuri natyrore përrallore.

 

Deri më tani mbetet ndër të paktët destinacione që nuk është prekur nga betonizimi, por mungesa e infrastrukturës e bën të vështirë për t’u vizituar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *