Sfida e fundit cerekfinale e Champions League ka dhuruar padiskutim surprizen më të madhe të kësaj faze. Olimpik Lion pas Juventusit nxorri jashtë këtij trofeu edhe nje tjetër pretendent të madh, Manchester Cityn. Skuadra e Pep Guardioles u mposht 3 me 1 në një ndeshje me shumë emocione që u përcoll në Tring.

Francezet zhvilluan një super ndeshje duke neutralizuar  makinerine e Guardioles dhe yjet e kësaj skuadre. Lioni fitoi pjesën e parë 1 me 0 falë një goli të shenuar nga Kornet dhe cfarë është më e rëndesishmja nuk i dha mundësi anglezeve te krijonin raste për shënim.

Edhe pjesa e dytë ishte me të njëjtën pamje. Kontroll më i madh i topit nga Manchester City por manovra e tyre sulmuese ishte e ngadalte dhe e lexueshme. Ndonëse pas shumë përpjekesh arritën të thyenin portierin Lopez fale nje kombinimi mes Sterling dhe de Brojne.

Ky i fundit baraspeshoi shifrat. U duk si momenti i ktheses ne favor të anglezeve por njeriu i ndeshjes do të vinte nga stoli i Lionit. Musa Dembele duke përfituar nga gabimi në mbrojtje i Citit, shenoi golin e dyte në minutën e 79.

Manchster City pati një shans të arte për ta cuar ndeshjen në shtese mirëpo Sterling beri gafën e vitit duke humbur një gol të sigurte me.portën e boshatisur.

Jo vetëm kanë por pak sekonda më vone në krahun tjetër Dembele duke përfituar nga gabimi iEderson Moraesh mbylli takimin duke i shkaktuar dramen e radhes Pep Guardioles në Champions. Lioni do të luajë ndaj Bajernit në 19 gusht në gjysmefinale.

Leave a Reply

Your email address will not be published.