Zyrtarë të lartë amerikanë ndërmjetësuan sot nënshkrimin e një marrëveshjeje midis Kosovës dhe Serbisë për rihapjen e linjës ajrore Prishtinë – Beograd.

Dokumenti u nënshkrua nga zyrtarët kosovarë dhe serbë në praninë e ambasadorit Riçard Grenell në Berlin, njëherësh i dërguar i posaçëm i presidentit amerikan Trump për bisedimet Kosovë – Serbi.

Ne takim ishte edhe këshilltari për siguri kombëtare, Robert O’Brien.

Ambasadori Grenell shkroi  ne rrjetet sociale se “presidenti amerikan, Donald Trump, edhe një herë tjetër mundësoi një fitore historike.

Kosova dhe Serbia sot nënshkruan një marrëveshje për të vendosur fluturimin e parë në mes Prishtinës dhe Beogradit në 21 vjet”.

Kjo marrëveshje u mirëprit edhe nga liderët politikë në Kosovë si dhe nga sekretari i përgjithshëm i Nato-s, Jens Stoltenberg.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *