Ulja e lindshmërisë në Shqipëri vijon të mbetet një fenomen shqetësues. Sipas të dhënave më të fundit të Institutit të Statistikave gjatë tremujorit të katërt të vitit 2025 janë regjistruar 5373 lindje, duke shënuar një rënie prej 10.7% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Ekspertët rendisin një sërë faktorësh të cilët ndikojnë në këtë fenomen.
Sociologia Entela Binjaku apelon për ndërhyrje konkrete nga ana e qeverisë, duke kërkuar ngritjen e strukturave mbështetëse sociale dhe ekonomike që do të ndihmonin në frenimin e rënies së lindshmërisë dhe në nxitjen e krijimit të familjeve të reja.
Megjithatë një element pozitiv që vërehet nga të dhënat e INSTAT është fakti se, për tremujorin e katërt të vitit 2025, numri i lindjeve ka qenë më i lartë se ai i vdekjeve./vizionplus.tv





