Revista e famshme Amerikane Forbes ka njoftuar nëpërmjet platformës së saj X, pjesmarrjen e Linda Ramës në samitin Forbes 2025 që po zhvillohet në Abu Dhabi me rastin e ditës ndërkombëtare të gruas.
Të ftuar në samit janë personalitete të politikes, artit, shoqërisë civile, biznesit nga rreth 50 vende të botës.
Ekonomiste, avokate për të drejtat, bashkëshortja e kryeministrit shqiptar, bisedoi me Mika Brzezinski, mbi temën “Fuqia pas Progresit” në samitin e Forbes30/50, shkruan Forbes.
Mika Brzezinski, është berë e njohur si korespondente terreni ne ngjarjen e sulmit terrorist te 11 Shtatorit 2001. Aktualisht është drejtuese e programit “Morning Joe” në kanalin televiziv amerikan MSNBC.
Pasi ka shpjeguar situatën ne kohën e komunizmit, Linda ka theksuar që problemi më i madh që trashëgoi komunizmi nuk ishte varfëria, por traumat sociale.
i




