Subscribe

Per sa kohe nuk ka nje zgjidhje mes Bashkisë se Pogradecit dhe firmës kontraktore per punimet ne rrugën hyrëse te qytetit juglindor, Autoriteti Rajonal i Rrugëve i ka kërkuar kompanisë te beje te kalueshme rrugën provizore. Kjo gje është komunikuar nga prefekti i Korçës Ardit Konomi, i cili ka kërkuar asfaltimin e rrugës. E nisur prej  tre vitesh rruga Lin-Pogradec ende nuk po përfundon. Madje nuk ka as afat se kur ajo do te jete plotësisht gati për udhëtaret. Është vetëm 1 km rruge qe ka mbetur pezull. Shkak është bere një konflikt  i ri mes firmës zbatuese dhe bashkisë se qytetit. Por ndalimi i punimeve ka revoltuar drejtuesit e mjeteve qe kalojnë çdo dite këtu. Mos përfundimi i këtij investimi ka përplasur edhe kryetarin i Bashkisë se Pogradecit me Prefektin e Korçës. Kreu i bashkësie fajëson firmën per zvarritje, ndërsa prefekti Bashkinë, pasi sipas tij firmës i janë vendosur kushte te tjera qe i kane rritur shpenzimet.  Me fillimin e dimrit, situata do te behet edhe me shqetësuese per banoret e juglindjes dhe drejtuesit e mjeteve.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *