Subscribe

Gjykata e Apelit për Krimet ë Rënda la në fuqi masën e sigurisë arrest me burg për Fredi Alizotin, personin që ka pranuar se ka imituar zërin e Agron Xhafajt, në dosjen Babale.

 

Avokati mbrojtës i Alizotit, Ilir Doda tha se çështja është ende nën hetim, duke lënë ende të pa sqaruar se cili është qëndrimi i klientit të tij për paratë që dyshohej se do të merrte nga ky shërbim. Po ashtu, avokati nuk bëri të ditur as deklarimet e Alizotit për videopërgjimin e dytë.

 

Ndërsa për avokatët mbrojtës të Jetmir Olldashit, i cili u la sërish në detyrim paraqitjeje, procesi është i montuar politikisht.

 

Për këtë dosje në hetim për kallëzim të rremë është edhe deputeti demokrat Ervin Salianji, ndërsa në prokurori kanë dëshmuar drejtori Ardi Veliu dhe kreu i grupit të PS Taulant Balla, si dhe disa persona të tjerë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *