Gjykata e Posacme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në burg Indrit Taullain, ish anëtar i Bandës së Durrësit I akuzuar për disa vepra të rënda penale.

46 vjecari u arrestua në Kosovë, vetëm pak kohë pasi kishte dalë nga burgu.

Ai akuzohetpërf vrasjen e Klodian Saliut në 26 shkurt 2005 dhe përfshirjen në vrasjen e biznesmenit Vajdin Lame po në këtë periudhë.

Një ditë më parë ai ishte ekstraduar nga Kosova.

Indrit Taullai do të gjykohet për disa vepra të rënda penale si Vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit kriminal, vrasje në rrethana të tjera specifike të dy ose më shumë personave, grup i strukturuar kriminal, etj.

Ai, bashke me Lulzim Berishen, Plaurent Dervishajn, Adriatik Colin, ishin te paret qe u perfshine ne 1998 ne ate qe do te quhej “Banda e Durrësit” .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *