Deputeti i LSI, Edmond Panariti ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po instalon diktaturën në vend.

 

Në një postim në “Facebook”, Panariti duke u ndalur tek Ligji i Kadastrës shprehet se Rama ka cënuar hapur ligjin e pronës.

 

Sipas Panaritit, kalimi i regjistrimit dhe dizenjimit të pronave në dorë të Agjencisë Shtetërore të Kadastrave ka nxjerrë jashtë loje gjykatat dhe Ministrinë e Drejtësisë duke bërë që të gjithë fuqinë ta ketë në dorë kryeministri.

 

“L’Etat c’est Moi!.. Shtetit jam Une!.. Vete shkruaj, vete vulos? Tapite, provat, kunder provat, matjet, rimatjet, korigjimet e kufijte te vjeter e të rinj të pronave të shqiptareve, tani i dizenjon dhe i regjistron vetëm  një dore! Kjo dore është Agjencia Shteterore e Kadastrave (ASHK) në varesi të Kryeministrit. Perfundimisht, nxirren jashte loje gjykatat, jashte loje Ministria e Drejtësise!  Jashtë loje Kushtetuta e Shqipërisë!”

 

Më tej, Panariti duke u ndalur tek munegsa e Gjykatës Kushtetuese shprehet se e vetmja dorë për të ndaluar kartonat e shumicës për cënimin e pronës së shqiptarëve ngelet Presidenca.

 

“Ligji i Kadastres do të rrezohej me lehtesi nga Gjykata Kushtetuese, për cenim flagrant të së drejtës së prones, por ajo nuk funksionon. Prandaj trau i fundit i antikushtetueshmerise mbetet Presidenca. Kartonat e komanduara të shumices, nuk mund të shkelin mbi pronat e shqiptareve, nuk mund të shkelin mbi Kushtetuten! Ky do ishte instalim i diktatit dhe i diktatures!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *