Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
28 August 2026
Vizion fokus

Arrestohet “Doktori”, furnizonte klientët me lëndë narkotike, mes tyre...

Burg për Ergys Agasin, rëndohen akuzat ndaj biznesmenit

Rama: Aeroporti i Tiranës shënon rekord, mbi 1.7 milion...

Ministri Hoxha: Shqipëria nuk është dhe nuk mund të...

Linda Rama: Nga qendrueshmëria tek konkurueshmëria-narrativa e re e...

Vuçiç sulmon Hagën dhe flet për Hashim Thaçin: Në...

Zjarr masiv pranë stadiumit Wembley në Londër, shtëllungat e...

Përplasje për buxhetin e BE-së, gjashtë vende kërkojnë reduktimin...

Trashëgimtar i fronit, kush është Haakon VIII Mbreti i...

Takimi i Ramës me drejtuesit politikë dhe ministrat, ja...

Liga e Kombeve, vendosin penalltitë! Franca e Spanja kualifikime dramatike, Gjermania kalon Italinë, feston edhe Ronaldo

24 Mars 14:40

Gjermania, Franca, Spanja dhe Portugalia janë ekipet më të mira të Ligës së Kombeve, të cilat kanë siguruar edhe një biletë për në fazën e Final Four të këtij turneu në muajin qershor.

Të gjitha ndeshjet e kthimit të çerekfinaleve ishin dramatike. Dueli legjendar mes Gjermanisë dhe Italisë prodhoi 6 gola për një barazim poetik 3 me 3, mirëpo Pancerat kaluan më tej pasi fituan ndeshjen e parë në San Siro 2 me 1.

Në Dortmund, të zotët e shtëpisë e asfaluat Italinë në pjesën e parë me lojë dhe gola, duke shënuar tre herë falë realizimeve të Kimmich, Musiala dhe Klostermann. Spikati gafa e lojtarëve të Italisë në golin e dytë shënuar nga Musiala pas ekzekutimit të një goditjeje nga këndi, teksa Azzurrët po merreshin me gjyqtarin. Në pjesën e dytë, rehatia e gjermanëve u shfrytëzua nga Italia, e cila ishte në prag të një mrekullie.

Ata shënuan dy herë deri në minutën e 69 me anë të Mosiës Ken. Më pas fituan një penallti e cila mund të kishte rihapur shumë shpejt ndeshjen, por gjyqtari Marsiniak e anulloi pasi shkoi ta shihte episodin në videomonitor, një vendim mjaft polemizues, në fakt. Në fund, Raspadori shënoi sërish me penallti, por goli nuk vlejti për ta çuar ndeshjen në shtesa.

Në shtesë dhe lot spektakël shkoi Spanjë-Holandë. Pas barazimit 2 me 2 në takimin e parë, 90 minutat e rregullt edhe në Spanjë përfunduan sërish 2 me 2. Oyarzabal shënoi dy herë për Iberikët, ndërsa Depay dhe Maten realizuan për Tulipanët. Ndeshja shkoi në shtesë, ku Jamal fillimisht shënoi për vendësit, ndërsa për ta çuar sfidën tek penalltitë mendoi Simons. Vendimtare tek 11-metroshat ishte gabimi i Malen, ndërsa Pedri shënoi penalltinë vendimtare për Spanjën.

Llotaria e penalltive u buzëqeshi edhe Francës, e cila, pasi ishte mundur 2 me 0 në Kroaci nga ballkanasit, fitoi ndeshjen e kthimit në kohë të rregullt 2 me 0 në fushën e vet falë realizimeve të Olize dhe Dembélé. Në shtesë nuk pati asnjë ndryshim, ndërsa tek penalltitë Stanisic gaboi për kroatët dhe Upamecano realizoi goditjen e fundit për Francën. Vendimtar me dy pritje tek Gjelat, portieri Mike Maignan.

Edhe Portugali-Danimarkë u desh të zgjidhej në shtesë. Nordikët kishin fituar 1 me 0 ndeshjen e parë në fushën e tyre, ndërsa Luzitanët fituan brenda kohës së rregullt 3 me 2 ndeshjen e kthimit në fushën e tyre falë një autogoli të Andersen, dhe golave të Ronaldos dhe Trinkaos. Në shtesë, gjithçka e lehtë për Portugalinë, e cila shënoi dy herë të tjera me Trinkaon dhe Ramos. /vizionplus.tv

Posted Under:
Anash Sport
Tagged:
Franca Gjermania Itali liga e kombeve Ronaldo Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Arrestohet “Doktori”, furnizonte klientët me lëndë narkotike, mes tyre dhe këngëtari i famshëm

më shumë...

Himarë/ Zjarr në fshatin Vranisht, flakët përhapen me shpejtësi në Malin e Çikës

më shumë...

Rama: Aeroporti i Tiranës shënon rekord, mbi 1.7 milion pasagjerë në muajin gusht

më shumë...

E shtuna shënon fundin e temperaturave “afrikane”, qytetet më të nxehta

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

5:13

Arrestohet “Doktori”, furnizonte klientët me lëndë narkotike,...

4:38

Himarë/ Zjarr në fshatin Vranisht, flakët përhapen...

4:37

Burg për Ergys Agasin, rëndohen akuzat ndaj...

4:31

Rama: Aeroporti i Tiranës shënon rekord, mbi...

4:29

E shtuna shënon fundin e temperaturave “afrikane”,...

4:11

Ministri Hoxha: Shqipëria nuk është dhe nuk...

4:08

Linda Rama: Nga qendrueshmëria tek konkurueshmëria-narrativa e...

3:50

Vuçiç sulmon Hagën dhe flet për Hashim...

3:29

Zjarr masiv pranë stadiumit Wembley në Londër,...

3:15

Përplasje për buxhetin e BE-së, gjashtë vende...

2:58

Braktisen fshatrat e Oparit në Korçë, krahina...

2:38

Zjarr në pyje dhe kullota në Plovisht...

2:01

Arti shqiptar në zi, ndahet nga jeta...

1:55

Gjendet një kufomë e dekompozuar pranë grykëderdhjes...

1:36

Lëndë plasëse e lidhur me telefon në...

1:32

5-vjeçari bie nga tarraca e banesës në...

1:27

Pse varësia nga rrjetet sociale po bëhet...

1:05

Kanosi me armë policët gjatë operacionit për...

12:48

Pas gjyqtarëve, KLP vendos për rritjen e...

12:17

Trashëgimtar i fronit, kush është Haakon VIII...

Më të klikuarat

  • E rëndë në Klos, 35-vjeçari hidhet nga Ura e Vashës, mesazhi...
  • Tragjedi në familjen shqiptare në SHBA, zjarri i merr jetën...
  • Publikimi i fotove të Ergys Agasit pas arrestimit, pezullohe...
  • Gjendet një kufomë e dekompozuar pranë grykëderdhjes së lumi...
  • 5 vite pas shpalljes “non grata”, Berisha udhëton për herë t...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.