Subscribe

Ish shefi i Policisë së Dhërmiut Sokol Bode, është dënuar në mungesë me 12 vjet burg nga Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. I përfshirë ne vepra kriminale me Bandën Habilaj, Bode për shkak të gjykimit të shkurtuar do të vuajë përfundimisht me 8 vjet heqje lirie, kur të arrestohet.

I njëjti dënim vlen edhe Gjergji Kohilën me detyrë oficer i Policisë, pasi në bashkëpunim edhe me Drejtorin e Policisë së Vlorës, Jaeld Çela, lejuan trafikimin ndërkombëtar të drogës.

Sokol Bode ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të një fotoje të publikuar në rrjetet sociale, ku shihet se ai është nën shoqërinë e vëllezërve Habilaj, të dënuar gjithashtu në mungesë në Itali.

Dosja e shumëpërfolur “Habilaj”, ka vënë pas hekurave edhe ish-ministrin e  brendshëm Sajmir Tahiri, i cili sipas SPAK ka pasur marrëdhënie të qëndrueshme me këtë grup kriminal, njëkohësisht edhe kushërinj të tij.

 

Pas një seance maratonë gjykata e dënoi Saimir Tahirin me 3 vite e 4 muaj burg. Ky vendim është konsideruar ilegjitim nga ish ministri, i cili nga burgu i Fierit i kërkon Gjykatës së Lartë lirinë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *