Një person është gjetur i mbytur këtë të shtunë në liqenin e fshatit Fush-Stud në Librazhd.

 

Sipas policisë trupi i përketë shtetasit I.L., 55 vjeç, nga fshati Zgoshtë, i larguar nga banesa para 20 ditësh.

 

Policia bën me dije se nga këqyrja paraprake e kufomës nuk konstatohen shenja dhune.

 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *