Subscribe

Analizat seroroligjike, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, tashmë mund të bëhen edhe në laboratorët privatë. Por ato në asnjë rast nuk tregojnë nëse ju jeni i infektuar apo jo nga koronavirusi.

Këtë e praanon edhe vetë ministria e cila sqaron se ky test nuk tregon dhe nuk duhet perdorur për të evidentuar infeksionin aktual.

E vetmja gjë që zbulon analiza serologjike, thonë autoritetet, është për të mësuar nëse e ke kaluar apo jo sëmundjen në të shkuarën. Por edhe në këtë pikë, debate mes ekspertëve është i madh, pasi testime të tila tregojnë ngarkesën virologjike të personit dhe jo domosdoshmërisht praninë e Sars COV 2.

Në cdo rast, do te duhen të kalojnë 1 deri ne 3 jave pas infeksionit që trupi të prodhojë antitrupat. .

Megjithe keto pikepyetje, Ministria e Shëndetësisë ka vendosur ta liberalizojë këtë treg duke i dhënë një hapësirë privatit për të bërë analiza sipas testeve të certifikuara nga Instituti i Shëndetit publik.

Por ndërsa shumë njerëz janë të shqetësuar për gjendjen e tyre e duan të dinë më shumë mbi këtë cështje, autoritetet nuk tregojnë se sa do të jetë kostoja e një analizë të tillë, duke krijuar edhe hapësira për abuzime financiare.

Ministria e Shëndetësisë thotë se këto teste janë të rëndësishme për të kualifikuar ata persona që mund të jenë dhurues gjaku, një produkt që përdoret edhe tek të sëmurët me COVID. 

Analizat ndërkohë do të përdoren edhe per qëllime studimore, në mënyrë që të vlerësohet numri i njerëzve të infektuar. Por duke përfshirë edhe ato infeksione që nuk janë identifikuar.

Një ditë më parë, autoritetet njoftuan hapjen e laboratorit të dytë të mikrobiologjisë në QSUT për të shtuar në masë testat serologjike, ndërsa me këtë vendim, duket se më të favorizuarit do jenë privatët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *