Subscribe

Në çerdhe, kopshte dhe shkolla po përhapet variçela, apo siç quhet ndryshe lia e dhenve. E njohur si sëmundje pediatrike, variçela prek edhe të rriturit të cilët nuk e kanë kaluar në fëmijëri, por shfaq më tepër komplikacione.

 

 

 

Edhe pse lia e dhenve e ka pikun e saj në dimër, mjekët thonë se ende nuk jemi në shifra alarmante.

 

 

ANILA SEVDARI

MJEKE PEDIATRE

 

“U bë një periudhë pause në gusht, shtator dhe tetor tani po fillon përsëri të vijnë rastet. Kemi pasur raste që kanë qënë familjarë të infektuar që nuk e kanë kaluar fëmijë dhe me keqardhje themi që të rriturit e kalojnë më rëndë sesa fëmijët.”

 

 

Mjekët apelojnë që prindërit të drejtohen tek specialistët për të vlerësuar formën e lisë, pasi në disa kategori, ajo mund të japë komplikacione.

 

 

ANILA SEVDARI

MJEKE PEDIATRE

“Puçrrat e lisë nuk dalin vetëm në lëkurë por dalin ehde në vesh , në gojë dhe këto e bëjnë që të ushqehet më pak dhe ka më pak imunitet dhe mun dt mbivendoset një infeksion tjetër që ë bën më të vështirë si situatë”.

 

 

Lia e dhenve është një sëmundje që zgjat me ditë e madje edhe me jave. Kundër saj mund të bëhet vaksina, por ajo nuk është e përfshirë në kalendarin e injeksioneve të detyrueshme.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *