E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Lezhjania fshehu 21 mijë euro në çantë, donte ti kalonte drejt Greqisë

Sekuestrohen 20.950 euro të padeklaruara në pikën kufitare të Kakavijës.

 

Shërbimet e Policisë Kufitare kanë kaluar për kontroll në të detajuar në vijën e dytë, shtetasen A. B., 45 vjeçe, banuese në Lezhë dhe rezidente në Athinë, e cila udhëtonte si pasagjere në autobusin e linjës Lezhë-Athinë.

 

Reklamë

Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë Kufitare, në bashkëpunim me Frontex-in dhe shërbimet doganore, në çantën e 45-vjeçares janë gjetur 20.950 euro, të cilat kjo shtetase nuk i kishte deklaruar.

 

Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës material ndersa gruaja u procedua për veprat penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë