Subscribe

Dalin detajë të tjera në lidhje me ngjarjen e rëndë që tronditi Lezhën dhe jo vetëm, këtë të martë.

Oficeri u policisë i I cili u gjet I plagosur me armë në një kanal dhe më pas ndërroi jetë është Saimir Hoxha.

44-vjecari punonte si officer krimesh në drejtorinë e policisë së Lezhës.

Ai ishte pjesë e një grupi policësh që po kontrollonte një zonë brenda lagunes se Kune-Vain ku kishte informacion se kultivohej kanabis.

Trafikantet e kanabisit kanë qëlluar drejt efektiveve. Hoxha është plagosur fillimisht dhe më pas ka humbur jetën rrugës për në spital.

Forca të shumta nga RENEA, FNSH dhe drejtoria e Lezhes jane ne vendin e ngjarjes me qellim kapjen e autoreve te ngjarjes se rende.

 

 

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 10:30 ,në Ishull Lezhë ,në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri në drejtim të grupit të kontrollit të territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.

Si pasojë është plagosur me armë zjarri oficeri i Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë shtetasi S. H., 44 vjeç, i cili për pasojë të plagëve të marra ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spitalin Rajonal Lezhë.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën me qëllim kapjen e autorit.

Në ndihmë të Policisë lokale janë nisur forcat speciale Renea, grupe të FNSH-së dhe një grup i posaçëm hetimor nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *