Policia Kufitare e Sarandës ka vijuar kontrollet përgjatë bregdetit për rritjen e sigurisë në plazhe.

 

Si pasojë e kontrolleve, policia ka gjobitur një 28 vjeçar, i cili ka qenë duke lëvizur në zonën e ndaluar, si dhe i kanë bllokuar skafin me të cilin lëvizte.

 

Komisariati i Policisë Kufitare Sarandë

 

Vijojnë kontrollet nga Policia Kufitare Sarandë, në kuadër të masave për rritjen e parametrave të sigurisë në plazhe. 

 

Drejtonte mjetin lundrues skaf, në zonë të kufizuar për mjetet lundruese, në plazhin e Ksamilit, ndëshkohet me masë administrative 100.000 lekë të rinj, një 28-vjeçarë.

 

28-vjeçarit i bllokohet mjeti lundrues skaf si dhe ndëshkohet me masën e dytë administrative prej 10.000 lekësh të rinj, pasi rezultoi se nuk dispononte as dokumentacionin përkatës, në bordin e mjetit.

 

Shërbimet e Policisë Kufitare Sarandë, në vijim të kontrolleve, përgjatë vijës bregdetare të Sarandës, në kuadër të masave të marra për sezonin turistik, kanë konstatuar në plazhin e Ksamilit, një mjet lundrues tip skaf duke ushtruar aktivitetin e tij brenda zonës së kufizuar për mjetet lundruese dhe menjëherë kanë bërë shoqërimin e tij, në Portin e Sarandës, për verifikime të mëtejshme.

 

Në bazë të ligjit nr.43, të vitit 2020, drejtuesi i mjetit lundrues tip skaf, shtetasi K. M., 28 vjeç, banues në Ksamil, u ndëshkua me masë administrative 100.000 lekë të rinj për shkelje të nenit 24/1/c, pasi nuk respektoi zonën e kufizuar për mjetet lundruese si dhe iu bë bllokimi i mjetit lundrues dhe u ndëshkua me masën tjetër administrative 10.000 lekë të rinj për shkelje të nenit 14/1/b, pasi gjatë kontrollit rezultoi pa dokumentacionin përkatës, në bord.

 

Policia Kufitare do të vijojë kontrollet dhe fton qytetarët që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie, në aplikacionin Komisariati Dixhital ose të telefonojnë në numrin pa pagesë 112, duke iu garantuar anonimatin, reagim të shpejtë dhe profesional.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *